Qeveria mbyll çështjen e fajdeve

Ligji i miratuar sot për shpërndarjen e Këshillit Mbikëqyrës për asetetet e kompanive rentiere i jep fund andrallave 15 vjeçare me administrimin e tyre me qëllim shitjen dhe më pas kthimin e parave ndaj kreditorëve. Tashmë do të jetë një administrator që do të menaxhoje ato pak asete që kanë mbetur (10 për qind e totalit, por me vlera minimale) dhe do t’i kthejë paratë e mbledhura kreditorëve. Aq pak e ndjeshme është sot pa 15 vitesh kjo çështje, sa ligji kaloi pas asnjë debat në Komisionin e Ekonomisë, kurse deputetët e PS-së u treguan tejet indiferente ku pjesa më e madhe nuk mori pjesë në mbledhje.
Me miratimin e këtij ligji, Shqipëria mbyll përfundimisht çështjen e fajdeve. Bilanci? 1.2 miliardë dollarë të humbura, nga të cilat kreditorët morën më pak se 10 për qind të tyre.
S.E.
Comments
1. Nje proces administrimi i
<p>1. Nje proces administrimi i nje kompanie private te deshtuar nuk eshte kaq i gjate (15 vjet dhe akoma s'dihet sa do te zgjase). Ne rastin tone do te thote qe qeverite qe kane vijuar qe nga marsi 1997 nuk kane dashur ta zgjidhin asnjehere.</p><p>2. Deputetet e PS tregohen indiferente sepse jane bashkefajtore ne kete menaxhim? Apo nuk i plas fare per shqiptaret?</p><p>3. Zoti S.E. a na thua dot burimin qe ju konfirmon shifren prej 1.2 miliard dollareve? Dhe kush te tha qe u moren me pak se 10%? Te pakten Xhaferi dhe Populli u kthyen ne totalitet (pothuajse, u konfiskuan rreth 97% e vleres se depozituar ne keto dy kompani).</p><p>Ciao!</p>
Add new comment