Qeveria mbyll çështjen e fajdeve

Postuar në 04 Prill, 2012 08:18

Ligji i miratuar sot për shpërndarjen e Këshillit Mbikëqyrës për asetetet e kompanive rentiere i jep fund andrallave 15 vjeçare me administrimin e tyre me qëllim shitjen dhe më pas kthimin e parave ndaj kreditorëve. Tashmë do të jetë një administrator që do të menaxhoje ato pak asete që kanë mbetur (10 për qind e totalit, por me vlera minimale) dhe do t’i kthejë paratë e mbledhura kreditorëve. Aq pak e ndjeshme është sot pa 15 vitesh kjo çështje, sa ligji kaloi pas asnjë debat në Komisionin e Ekonomisë, kurse deputetët e PS-së u treguan tejet indiferente ku pjesa më e madhe nuk mori pjesë në mbledhje.

Me miratimin e këtij ligji, Shqipëria mbyll përfundimisht çështjen e fajdeve. Bilanci? 1.2 miliardë dollarë të humbura, nga të cilat kreditorët morën më pak se 10 për qind të tyre.

 

S.E.

 

Comments

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>1. Nje proces administrimi i nje kompanie private te deshtuar nuk eshte kaq i gjate (15 vjet dhe akoma s&#39;dihet sa do te zgjase). Ne rastin tone do te thote qe qeverite qe kane vijuar qe nga marsi 1997 nuk kane dashur ta zgjidhin asnjehere.</p><p>2. Deputetet e PS tregohen indiferente sepse jane bashkefajtore ne kete menaxhim? Apo nuk i plas fare per shqiptaret?</p><p>3. Zoti S.E. a na thua dot burimin qe ju konfirmon shifren prej 1.2 miliard dollareve? Dhe kush te tha qe u moren me pak se 10%? Te pakten Xhaferi dhe Populli u kthyen ne totalitet (pothuajse, u konfiskuan rreth 97% e vleres se depozituar ne keto dy kompani).</p><p>Ciao!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.