I biri për të atin: Xhelal Staravecka sakrifikoi familjen për Shqipërinë

Dje është përuruar në Akademinë e Shkencave libri i Xhelal Staraveckës me titull ‘Përpara gjyqit të historisë’, dhe në këtë veprimtari ka marrë pjesë dhe i biri, Naimi, që nuk e ka njohur kurrë të atin (kur ky i fundit është larguar nga Shqipëria, Naimi ish vetëm dy javësh). “Unë nuk i kam borxh apo detyrim Xhelal Staraveckës, pavarësisht se jam djali i tij. Nëse jam ky që jam, kjo është meritë e nënës sime, asaj gruaje fisnike e trime që qëndroi e paepur nën terrorin komunist”, tha ai, dhe po aty bëri një nënvizim interesant: “heroizimi i nënës sime e kaloi atë të Xhelal Staravckës gjatë luftës”.
Por nuk e fsheh se ëhstë krenar për të atin, dhe nuk heziton të njohë tek ai “trimin e madh, idealistin e ndershëm, dhe patriotin që donte Shqipërinë mbi të gjitha”. Dhe e mbyll duke e justifikuar Xhelalin si baba me Xhelalin si patriot: “Për Shqipërinë e për progresin e saj sakrifikoi gjithçka, sakrifikoi dhe gruan e fëmijët. Ai ishte i Shqipërisë e nuk mund të ishte i shtëpisë.”
Re.Pu.
Comments
Xhelal Staravecka ka qene

Xhelal Staravecka ka qene kriminel.Ai ka bere krime kur ish partizan por edhe me pas kur u hodh me ballistet.

Ne fakt ,per ne sot,ky

Ne fakt ,per ne sot,ky eshte problemi: A ishte burre i mire Xhelal Staravecka?

Kaq problem eshte kjo sa Akademia e Shkencave eshte marre me kete gje!!!!!!!!!!

Pasi i falen Fabriken e Perpunimit te Qumeshtit ne Lushnje,tani kerkojne ta bejne dhe antar te Akademise.

Bukur! Shume bukur! Shume ,shume bukur!Mjere ne ku kemi mbrritur!!!!!!!!!!!!!

Add new comment