15 dollarë në muaj për të qëndruar e virgjër,

Vajzat adoleshente në Mbretërinë e Svazilandit, në Afrikën e Jugut, do të paguhen me 15 dollarë në muaj në qoftë se ato refuzojnë të bëjnë seks. Ky është vendimi i qeverisë së Mbretit Mswati III, që u miratua në përpjekje për të frenuar transmetimin e HIV-it.
"Qeveria do të paguajë vajzat në mënyrë që ato të mos kenë nevojë për të marrë para në këmbim të seksit, për të plotësuar nevojat e tyre”, tha Dlamini Thabsile, punëtor i kujdesit shëndetësor në Manzini.
Por kritikët argumentojnë se programi ka për qëllim sigurinë e vetë Mbretit, i cili tashmë ka 15 gra, dhe kërkon që nuset e tij në të ardhmen të jenë të virgjëra. Gratë e tij zgjidhen gjatë Kërcimit të Kuq vjetor, në të cilin rreth 70,000 vajza kërcejnë valle para mbretit.
Por kjo skemë nuk është e kënaqshme për vajzat. Adoleshentet e varfra thonë se një shumë e tillë nuk do i ndalojë ato të refuzojnë para, apo dhurata në këmbim të seksit.
Një vajzë e re në Manzini, Zodwa Fakudze, 16 vjeç, argumentoi se shuma nuk ishte e mjaftueshme për të dekurajuar vajzat, dhe për të mos pranuar dhurata nga burrat për të bërë seks.
"Vajzat e sotme duan gjëra të tjera, si kohë bisede për telefonat. 15 dollarë nuk janë të mjaftueshme. Kjo është aq sa qeveria jep për gjyshen time, e cila asnjëherë nuk do të marrë sëmundjen e HIV-it, pasi askush nuk kërkon të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua mbi moshën 40-vjeçare”, tha ajo.
Add new comment