Ishin të martuar për 55 vjet, vdesin të njëjtë ditë

Postuar në 29 Nëntor, 2014 10:31

Çifti nga Britania, George dhe Pat Pitman, bashkëshortë të cilët kanë qenë të martuar për 55 vjet, ndërruan jetë në një hapësirë prej vetëm 21 orësh.
Kur Pati po vdiste, George pohohet t’i ketë thënë asaj "Mbylli sytë, edhe unë po vij me ty".

Jeta e tyre dhe momentet e fundit të jetës janë sikur një skenar i filmave të Hollywood-it, raportojnë mediat britanike.

Një javë para se të vdiste, Pat ishte dërguar në një spital britanik. Ani pse edhe vetë ishte shumë i sëmurë, George, për asnjë çast nuk ia lëshoi duart bashkëshortes së tij.

“Gjithë jetën e kaluan të pandashëm, besoj se kjo është ajo që donin edhe tani”, pohoi vajza e tyre, Jacqueline.

“Në qoftë se ata mund të zgjidhnin, kjo do të ishte zgjedhja e tyre. Babai im vdiq nga zemra e thyer”, përfundoi bija e çiftit të ndjerë.

George dhe Pat kanë qenë 77 vjeç kur ndërruan jetë. Pas tyre lanë pesë fëmijë, 14 nipër e mbesa dhe dhjetë stërnipër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.