Nëse të gjithë deklarojnë para të huajve që do të fitojnë zgjedhjet, a mos do thotë që asnjëri s’do të pranojë humbjen?

Postuar në 23 Mars, 2013 11:05

 

Guvernatori Dean, ish-kandidat për president në SHBA, ka dhënë një intervistë për Vizion plus, ku është shprehur se “...të gjithë politikanët që takuam në Tiranë, thanë se do t’i fitojnë ata zgjedhjet dhe jo pala tjetër.”

Dean do të përpilojë një raport për ecurinë e procesit elektoral në Shqipëri, që pritet të marrë një rëndësi të veçantë pasi është referenca kryesore për krijimin e opinionit në Uashingtonin zyrtar. Ai nuk pranoi të komentonte për takimet private, por tha se “Unë besoj se ka patur progres çdo herë që ka pasur zgjedhje në këto 20 vitet e fundit. Tani që kemi një ligj të mirë zgjedhor, u kërkojmë gjithë partive politike të bëjnë të pamundurën që të organizojnë zgjedhje korrekte”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.