Jozefina Topalli nuk u bën asnjë interpretim dorëheqjeve. “Sillni propozimet e reja”, i thotë ajo Ruçit

Postuar në 17 Prill, 2013 07:34

Një lajm i Top-channel-it na bën me dije se “Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli i kërkoi kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruçi që të çojë propozimet e Partisë Socialiste për plotësimin e vendeve bosh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”. Nuk thuhet më shumë. Madje, Topalli nuk është se citohet. Thjesht thuhet që ajo i ka bërë Ruçit një kërkesëbazuar në Kodin Zgjedhor, ku në pikën 2, të nenit 19 të tij thuhet se të drejtën e propozimit të kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin, në këtë rast të dorëhequr”.

Kjo kërkesë e Topallit vjen pas dorëheqjeve të Bibës e Shtyllës. Dhe duket se Topalli nuk u ka bërë asnjë lloj interpretimi dorëheqjeve. Ajo po sillet a thua se dy anëtarë të KQZ-së janë marrë peng, apo janë zhdukur pa nam e pa nishan, e jo sikur kanë dhënë dorëheqjen.

Ndërkohë nuk dihet lëvizja e radhës e PS-së. Kjo e fundit nuk ka pranuar të ketë gisht në këto dorëheqje, por pas dorëheqjes së dytë janë shtuar dyshimet mbi natyrën individuale të këtyre akteve, sidoqë edhe Biba, edhe Shtylla i kanë motivuar vendimet e tyre me njollosjen e nëpërkëmbjen profesionale që u bëhet, nëse vijojnë të jenë anëtarë të KQZ-së në këto kushte.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.