Hans Joachim Lanksch: Duhet mësuar nga gjermanët, që tekstet shkollore të historisë i pastruan prej gjuhës së urrejtjes

Postuar në 19 Prill, 2013 06:13

Përkthyesi i njohur nga shqipja në gjermanisht, Hans Joachim Lanksch ka shkruar një artikull, me të cilin ka dashur ta thotë të vetën mbi debatin e rishikimit të teskteve shkollore të historisë pas kërkesës së bërë nga Turqia zyrtare. Artikullin e ka publikuar tek shqiptarja.com, dhe në të ai sjell modelin gjerman të pasluftës së dytë botërore, që “mund të shërbejë për vendet e Ballkanit”. “Në bazë të traumave nga historia gjermano-franceze, gjermano-çeke, gjermano-poloneze dhe gjermano-izraelite, marrëdhëniet e Gjermanisë me këta fqinjë e me Izraelin ishin të shkatërruara”, saktëson Lanksch kontesktin historic, në të cilin “qevera gjermane ndërtoi komisione të përbashkëta dypalëshe shkencore për rishikimin e ndërsjelltë të teskteve shkollore, ku pononin e punojnë vetëm shkencëtarë të historiografisë, të didaktikës e të pedagogjisë të të dyja palëve”. Fruti është që, vijon Lanksch, ndërsa gjyshja ime fliste për francezët si për armikun e trashëguar në shekuj, djemtë e mij i shohin francezët siç shohin çdo komb tjetër.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin online të shqiptares.com në orët e pasdites së sotme.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

<p>raporti Franko-Gjerman eshte &quot;nje here ma hipe, nje here ta hipa&quot; kurse ne e kemi &quot;Nje here ma hipi ky, nje here nje tjeter&quot;. Nuk ngjajme i dashur Joaqim Qellimmiri.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong><span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: Arial, Verdana, Helvetica; font-size: 13.63636302947998px; line-height: 22.42897605895996px;">Raporti shiptaro-turk eshte &quot;nje here ma hipe, dhe tash do te te hipi perseri&quot;.</span></strong></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.