Hans Joachim Lanksch: Duhet mësuar nga gjermanët, që tekstet shkollore të historisë i pastruan prej gjuhës së urrejtjes

Përkthyesi i njohur nga shqipja në gjermanisht, Hans Joachim Lanksch ka shkruar një artikull, me të cilin ka dashur ta thotë të vetën mbi debatin e rishikimit të teskteve shkollore të historisë pas kërkesës së bërë nga Turqia zyrtare. Artikullin e ka publikuar tek shqiptarja.com, dhe në të ai sjell modelin gjerman të pasluftës së dytë botërore, që “mund të shërbejë për vendet e Ballkanit”. “Në bazë të traumave nga historia gjermano-franceze, gjermano-çeke, gjermano-poloneze dhe gjermano-izraelite, marrëdhëniet e Gjermanisë me këta fqinjë e me Izraelin ishin të shkatërruara”, saktëson Lanksch kontesktin historic, në të cilin “qevera gjermane ndërtoi komisione të përbashkëta dypalëshe shkencore për rishikimin e ndërsjelltë të teskteve shkollore, ku pononin e punojnë vetëm shkencëtarë të historiografisë, të didaktikës e të pedagogjisë të të dyja palëve”. Fruti është që, vijon Lanksch, ndërsa gjyshja ime fliste për francezët si për armikun e trashëguar në shekuj, djemtë e mij i shohin francezët siç shohin çdo komb tjetër.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin online të shqiptares.com në orët e pasdites së sotme.
Re.Pu.
Comments
raporti Franko-Gjerman eshte
<p>raporti Franko-Gjerman eshte "nje here ma hipe, nje here ta hipa" kurse ne e kemi "Nje here ma hipi ky, nje here nje tjeter". Nuk ngjajme i dashur Joaqim Qellimmiri.</p>
Raporti shiptaro-turk eshte
<p><strong><span style="color: rgb(0, 0, 0); font-family: Arial, Verdana, Helvetica; font-size: 13.63636302947998px; line-height: 22.42897605895996px;">Raporti shiptaro-turk eshte "nje here ma hipe, dhe tash do te te hipi perseri".</span></strong></p>
Add new comment