Lëvizje strategjike: Topalli pezullon 4 deputetë socialistë pas sherrit me Islamin, duke u hequr mundësinë e mocionit ndaj Qeverisë

Postuar në 21 Prill, 2013 04:29

 

Byroja e Kuvendit (lexo: Kryetarja Topalli) ka përjashtuar 4 deputetë socialistë,   Gazmir Bizhgën, Ndrec Dedën, dhe Arben Çuko për 21 ditë, dhe Sajmir Tahirin për 14 ditë nga punimet në Kuvend, në seancë plenare dhe në komisione, sipas njoftimit nga kjo Byro. Arsyeja? Lënduan me fjalë Kastriot Islamin.

Sipas Shqip, përjashtimi i tyre është një prapaskenë që të heqë 4 deputetë nga mundësia për të votuar, çka bën që maxhoranca të mund të kalojë çdo dekret, edhe pas ikjes së deputetëve të LSI. Përjashtimi i 4 deputetëve socialistë dhe 4 “të pavarurit” (me në krye Kastriot Islamin) heq edhe mundësinë e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë Berisha. Shkruan Shqip: “Teorikisht kjo mund të sjellë edhe pamundësinë e opozitës shqiptare për të realizuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Berisha, e cila mund të bjerë, për shkak të mospasjes së numrit të artë të 71 deputetëve.” Por, tanimë qeveria mund të mbahet edhe me 69 vota, pas pezullimit të 4 socialistëve pas sherrit me Islamin.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.