Më i pasuri në Britani, rusi Alisher Usmanov! Vetëm një britanik në 10 më të pasurit, të tjerët rusë, indianë... edhe pse miliarderët janë 88!

Lista e të Pasurve e këtij viti në Sunday Times ka zbuluar biznesmenin rus Alisher Usmanov (në foto) si personin më të pasur në Britani të Madhe dhe Irlandë, njofton Independent.
Gjëja që bie në sy është që kjo listë përmban shumë rusë, indianë, dhe gjithnjë e më pak britanikë “safi”.
Pasuria prej 13.3 miliardë £ e Usmanovit, prodhuesi më i madh i mineralit të hekurit në Rusi, dhe njëkohësisht zotërues i 30 përqind të aksioneve të klubit të futbollit Arsenal, e ka vënë atë para rusit tjetër, manjatit të medias Blavatnik Len me 11 miliardë £, ndërsa ai që kryesonte listën vjet - manjati i çelikut Lakshmi Mittal – ka zbritur në vendin e katërt. Usmanov zotëron një rezidencë prej 48 milionë £ në veri të Londrës, një hise në biznesin e internetit mail.ru dhe aksione të operatorit të telefonisë mobile MegaFon.
Në vendin e tretë të listës janë Sri dhe Gopi Hinduja, të grupit me bazë në Londër Hinduja Gropu, me një pasuri pret 10.6 miliardë funtash.
I vetmi britanik në majë, është Duka i Westminster me 7.8 miliardë £, në vendin e tetë. Ai është i vetmi person që ka hyrë në 10 më të pasurit e listës në çdo vit, që kur lista nisi të publikohej para 25 vitesh.
Sir Richard Branson, themelues i markës Virgin, është në vendin e 19-të me 3.5 miliardë £ dhe pronari rus i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich ka zbritur në vendin e pestë me 9.3 miliardë £.
Lista përmban një rekord prej 88 miliarderësh - krahasuar me 77 të tillë vitin e kaluar dhe me vetëm nëntë kur lista e të Pasurve nisi në vitin 1989. Asokohe, Mbretëresha ishte e para në listë.
List e të Pasurve – 10 më të mirët
(në kllapa pozicioni i tyre në listën e vjetshme)
1. (2) Alisher Usmanov (miniera e investime) 13.3 miliardë £
2. (5) Len Blavatnik (investime, muzikë dhe media) 11 miliardë £
3. (4) Sri and Gopi Hinduja (industri dhe financë) 10.6 miliardë £
4. (1) Lakshmi Mittal me familjen (çelik) 10 miliardë £
5. (3) Roman Abramovich (karburante dhe industri) 9.3 miliardë £
6. (9) John Fredriksen me familjen (transporte dhe karburant) 8.8 miliardë £
7. (8) David and Simon Reuben (prona dhe internet) 8.2 miliardë £
8. (7) Duka i Westminster (prona) 7.8 miliardë £
9. (6) Ernesto dhe Kirsty Bertarelli (farmaceutikë) 7.4 miliardë £
10. (11) Charlene dhe Michel de Carvalho (trashëgimi, pije, banka) 7 miliardë £
k.c.
Add new comment