Studjues e analistë ballkanikë janë të sigurtë se ideja e Shqipërisë së madhe po fiton terren

Postuar në 22 Prill, 2013 08:52

Në gazetën serbe Veçernje Novosti analizohen opinionet e tre studjuesve, Dimitris Panatoyakis, Dragan Petroviç dhe Jadranka Poloviç lidhur me idenë e Shqipërisë së madhe. Sipas Dragan Petroviçit, historianit dhe politologut që sapo ka promovuar librin "Gjeopolitika e Mesdheut", ideja e Shqipërisë së Madhe nuk do të ishte asgjë më shumë se një ide ekstremiste, po qe se pas saj nuk do të qëndronte mbështetja politike e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe e një pjese të Gjermanisë, megjithëse, në këtë mes, ai përmend edhe mbështetjen e qarqeve të caktuara islamike në botë.

Analisti grek, Panatoyakis, ndërkaq pohon se “shqiptarët shpresojnë që ëndrra për Shqipërinë e Madhe të realizohet në të ardhmen e afërt, në vitin 2016". Sipas tij, Washingtoni e Brukseli deri më tani kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash për këtë qëllim, andaj s’e kanë ndërmend që këto para t'u shkojnë huq. Madje, pas njohjes së Kosovës projekti për Shqipërinë e Madhe është edhe më i realizueshëm sesa në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Edhe Poloviç thekson, se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekziston, ndërkohë që thotë se u beson krerëve të lëvizjes nacionaliste shqiptare, sipas të cilëve, fuqitë e mëdha janë pajtuar për një hartë të re gjeopolitike të Europës, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria e Madhe.

Një përmbledhje më të plotë të asaj që shkruhet në gazetën serbe Veçernje Novosti është në linkun http://gazetaexpress.com/?cid=1,18,109645

Re.Pu.

Comments

Submitted by 1444 (not verified) on

BROCKULLA !!

Submitted by ERJON (not verified) on

Keta skane pune tjeter por te akuzojne Shqiperine si shoviniste,ku dihet boterisht se vetem ata jane te tille!

Submitted by Dritan (not verified) on

Per te miren e Shqiperise lutemi te mos kete kurre nje bashkim te tille.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Studjues e analistë ballkanikë janë të sigurtë se ideja e Serbisë së madhe po fiton terren

Cilen te besojme?!?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.