Si do të jetë Shqipëria pa Sali Berishën, sipas Rexhep Qosjes

Postuar në 22 Prill, 2013 14:17

Si do të jetë Shqipëria pa Sali Berishën pas 23 qershorit? – pyet Rudina Xhunga në programin e vet Shqip, dhe Rexhep Qosja përgjigjet: “Ai konfrontim i vazhdueshëm, ajo gjendje e vazhdueshme në të cilën mbahet Shqipëria, ta quajmë revolucionare në kuptimin më negativ të fjalës, kjo gjendje e prodhuar prej tij, prej gjuhës dhe sjelljeve të tija, nuk do të jetë më. Unë e dëgjova kur foli në atë tubim që tani e quajnë konventë, as kuvend jo por konventë, se mendon se një fjalë e huazuar do modernizohen. Ajo e folura e tij cenuese nuk është e folur por është ulërimë. Në politikë nuk ulërihet, ajo cenon kulturën politike të popullit shqiptar, ajo fut ndjenja negative kudo, ajo acaron, ashpërson, ngre tensione, është gjuhë deri në fund negative. Nuk flitet ashtu. Politikani duhet të flasë me një gjuhë që qetëson, afron, bashkon, që nuk gënjen. Gënjeshtra, mashtrimi, ulërima, britma, kërcënimi, shantazhi i largon njerëzit, i përçan, fut urrejtje. Shqipëria pa Sali Berishën do jetë pa këtë gjuhë të përçarjes, largimit, urrejtjes, mosdurimit që është me shumë rëndësi. Shumë të këqija në jetët e popujve dhe luftërat së pari fillojnë me gjuhën. Lufta qytetarë apo mes popujve së pari kanë filluar me gjuhën apo me shkrimin, mandej janë bërë me armët e ndryshme.”

Së dyti, …

Në fakt, kjo është vetëm njëra nga pyetjet e shumta. Intervista është e gjatë, dhe të plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/04/22/intervista-qosja-sjemi-popull-i-pjekur-pasi-durojme-kete-qeverisje-shqiperia-pa-berishen-do-jete-me-e-qete-me-e-drejte/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Shume mire e ke qe politikani duhet te jete i matur, gjuhembel dhe embelsira te tjera. Po akademiku si duhet te jete? Se me duket se kemi degjuar do sherre akademike here pas here.&nbsp;</p>

Submitted by Antoni (not verified) on

<p>Ky nje bolshevik ka qene dhe do te jete gjithe jeten. Sa per prognozat politike te tij, e kemi pare kur ishte kunder marreveshjes se Rambujese derisa e firmosi me pahir.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.