Andi Bushati është i sigurtë se këtë herë “të gjithë janë kundër Berishës”

Fundi i shkrimit të Andi Bushatit të sapo publikuar në Tema online bën kështu: “Sali Berisha nuk pati guximin të sillej dinjitoz me vetminë e tij. Prandaj ai sot po shkon drejt zgjedhjeve me të njëjtën njollë imoraliteti që mbajnë në shpinë edhe kundërshtarët e tij. Por, në këtë garë të barabartësh ka një hendek të madh. Sepse në ndryshim prej tyre, ai, kësaj radhe, është krejtësisht i braktisur.”
Titulli ka për titull “Të gjithë kundër Berishës”, dhe me të gjithë Bushati ka parasysh LSI-në që Berisha e kish katër vjet nën hyqëm, Bamir Topin që e zgjodhi President para gjashtë vitesh, Kreshnik Spahiun, të cilit nuk do të mundet t’ia shohë hairin edhe sikur ta kurdisë në rolin e Hysni Milloshit (Bushati hedh dyshime se “Berisha ka çuar njerëz për ta joshur Kreshnikun”), diplomatët ndërkombëtarë, duke filluar nga ata që marrin urdhëra e sugjerime nga Washingtoni e Brukseli, etj. Dhe konkludon: “Më keq se kaq Sali Berisha nuk ka qenë kurrë në këto tetë vite. I vetëm dhe i braktisur. Pa aleatë seriozë dhe pa mbështetës publikë, me përjashtim të ndonjë mercenari apo hallexhiu të mbetur pa punë.”
Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/04/23/te-gjithe-kunder-berishes/
Re.Pu.
Comments
oooo akoma me bushat
<p>oooo akoma me bushat qylaxhiun ju ?</p><p>per bushatin fajin e ka gjithmone rama dhe nuk e kuptoj çfare i ka bere rama. [censuruar]</p>
Nuk e kuptoj se kush i
<p> </p><p>Nuk e kuptoj se kush i paska ikur nga koalicioni Berishes qe qenka me vetem se asnjehere ??? Berisha si asnjehere qe nga 92 del ne koalicion me cdo parti te djathte qe ka marre pjese ne gara elektorale. E kam te veshtire te kuptoj konluzionin se qenka me vetem se fjala vjen ne 2009 kur nuk kishte LZHK dhe PDK me vete dhe kur camet nuk kishin faktorizimin qe kane sot. Me duket me teper si deshire per te besuar dicka qe do sesa nje analize !</p>
Add new comment