Fushata për t’i nxjerrë njerëzit të votojnë - thotë (ndër të tjera) Moore i pyetur si do ndihmojë SHBA në zgjedhjet shqiptare

Postuar në 24 Prill, 2013 04:00

Gazetarja Laura Kondi e Zerit te Amerikes ka ndjekur ne Uashington një diskutim për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, i organizuar nga Fondacioni Kombëtar për Demokracinë, Fondacionet për Shoqërinë e Hapur dhe Instituti Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare. Në diskutim folën përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe ekspertë për çështjet e Ballkanit - mesohet nga raportimi i saj ne faqen online shqip te VOA.

Me pas Kondi ka zhvilluar nje interviste me Jonathan Moore i DASH (ne foto pas nje takimi ne seline e PS), te cilin e pyet nder te tjera: Si do ndihmojnë Shtetet e Bashkuara Shqipërinë gjatë procesit të zgjedhjeve?

Joanathan Moore pergjigjet: Ne po shpenzojmë rreth 1 milionë dollarë për të mbështetur institucione zgjedhore, si KQZ, si dhe për të punuar me organizatat jo-qeveritare, në aspekte të ndryshme, si zhvillimi i fushatave për t’i nxjerrë njerëzit të votojnë,  për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe mënyrën e zhvillimit të tyre.  Përveç misionit të OSBE-së, ambasada jonë në Tiranë, do të ndihmojë, ajo është angazhuar në mënyrë aktive me diskutime dhe takime në mbarë vendin, jo vetëm në Tiranë, për të parë në se do të jenë krijuar kushtet për zgjedhjet. Ambasada jonë do të monitorojë zhvillimin e zgjedhjeve; pra ne po e monitorjmë gjendjen me kujdes dhe njëkohësisht jemi duke zhvilluar dialog  me partitë politike.

 

http://www.zeriamerikes.com/content/albania-elections/1647635.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.