Etika e një polici përballë anëtarit të parlamentit

Gjatë konfliktit të policisë së Republikës me banorët e një godine në afërsi të shkollës Petro Nini Luarasi, të cilët janë nxjerrë jashtë forcërisht, ia kanë behur disa deputetë të opozitës. Saimir Tahiri ka zhvilluar një debat me një nga drejtuesit e policisë, me emrin Erzen Breçani. Debati ka qenë i ashpër, dhe deputeti ka qenë në të gjtiha rastet “i mbrojtur dhe i justifikuar” prej statusit të përfaqësuesit të popullit, por të bëjnë përshtypjet në këtë mes përgjigjet e policit Erzeni, i cili ka folur gjatë gjithë kohës në njëjës, dhe me fraza që nuk kanë të bëjnë aspak me etikën zyrtare. Polici citohet të ketë nxjerrë nga goja shprehje të tipit (marrë nga Shqiptarja.com): “Çfarë do, përse ke ardhur?”, “Nuk e kam detyrim fare të flas me ty”, “ik, mos më provoko kot!”, “Mos ma bëj mua me gisht, kaq!”.
Është kjo gjuha e një polici përballë një anëtari të parlamentit?
Re.Pu.
Comments
Ky koment eshte per ngjarjen

Ky koment eshte per ngjarjen e mesiperme pasi kjo ngjarje nuk eshte shprehur e plote ne kete artikull. Duke mos dashur aspak te mbroj fjalorin dhe gjuhen nga ana e policit dua te theksoj dhe menyren teper provokative te deputetit dhe kjo eshte lehtesisht e vertetushme pasi te shikoni videon. Ky deputet kerkon komunikim me perfaqesuesin e policise ne fillim duke u treguar arbut ne te folur dhe me pas pasi nuk pranon nje bisede normale i drejtohet me fjalen "vlla" kryepolicit. Ju lutem shikoni videon dhe del qarte natyra porvokuese e ketij palo deputeti. Dhe shkruesi i ketij artikulli duhet te jete me profesionist ne paanesine e dhenjes te lajmit.

Nuk e ka fajin polici se nga

Nuk e ka fajin polici se nga malet që ka zbritur me këtë gjuhë meren veshë por fain e ka ai që nuk i tha që të veshësh uniformën e plicit duhet ta mësosh se je fytyra e shtetit dhe je këtu për të mbrojtur qytetarët e këtijë shteti dhe është e drejta e çda deputeti të kërkojë shpegime deri më një se ai fletë në emër të 11mijëqytetarëve që e kanë votuar për tu mbrojtur kur ju bëhen ndonjë padrejtësi

Une Sajmir Tahirin e njoh

Une Sajmir Tahirin e njoh personalisht, kam bere shkollen me te dhe mund te them se nuk ka njeri me te neveritshem kur i mungojne argumentet, kam pershtypjen se polici ne fjale eshte treguar shume i duruar me te, apo pse eshte deputet duhet tu hipe njerezve ne qafe

Mjafton te shikoni videon dhe

Mjafton te shikoni videon dhe kuptoni se kush nuk di te sillet, polici apo deputeti. Jepi Cezarit ate qe eshte e Cezarit.

Ej po duhet ti thote dikush

Ej po duhet ti thote dikush ketij Brecanit qe te kete kujdes me Tahirin se vret veten ai pastaj, nuk i mban shume truri

Polici eshte ne vandin e

Polici eshte ne vandin e tij aty ne Tiropoje. Rrofshin tiropojanet....!!!

Cfare mund te presesh me nga

Cfare mund te presesh me nga keta njerez?????Si deputeti edhe polici jane qe te dy harbuter,jane shembelltyra te paaftesise profesionale.Te dy hiqen si te fortet e lagjes ose me mire te themi te dy fryhen si Kaposhi ne maje te plehut.

Ne fakt artikullshkruesi ka

Ne fakt artikullshkruesi ka fare te drejte sepse ti drejtohesh me te tille fjalor njerit prej etaloneve te retorikes dhe elokuences se shqipes se folur, sikurse eshte Tahiri, eshte e papranueshme dhe fyese per te gjithe shqipefolesit calamane anekend vendit.

Add new comment