Süddeutsche Zeitung përmend Shqipërinë në vendet për të cilat BE "mbyll sytë për kriteret"

Postuar në 24 Prill, 2013 08:03

E perditshmja gjermane Süddeutsche Zeitung ka analizuar marrëveshjen e fundit Kosovë - Serbi. Në artikull paralajmërohet nder te tjera për rrezikun që shoqëron marrëveshjen:

"Ajo, që e shtyu Beogradin drejt lidhjes së marrëveshjes, nuk qe as bindja për pashmangshmërinë historike e as dëshira për paqe, por nevoja politike. Qeverisë serbe më shumë se miratimi i nacionalistëve i duhet një sukses në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Vetëm kjo i përforcon pozitat e saj te shumica e qytaterëve. Por me të siguruar dëshminë e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian, qeveria serbe mund të jetë e prirur t'i nënshtrohej instinkteve nacionaliste. Qeveria serbe duhet të tregojë deri në samitin e BE-së në fund të qershorit, se e ka seriozisht me gatishmërinë për ta pranuar veriun si pjesë të shtetit të Kosovës. Në rastin e Kosovës Bashkimi Evropian mund të fshijë edhe dyshimet, që për hir të anëtarësimeve të reja jep rabate dhe që mbyll sytë, kur bëhet fjalë për përmbushjen e kritereve. Edhe rastet e tjera: Bosnjë Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë të gjitha problematike..."

 

http://www.dw.de/sz-marr%C3%ABveshja-n%C3%AB-let%C3%ABr-dhe-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.