Tahiri është i pari socialist që flet për AK-në: Spahiu i bën llogaritë pro Saliut

Postuar në 24 Prill, 2013 12:10

Priten reagime më shpjeguese të socialistëve lidhur me dështimin e negociatave të tyre me AK-në. Kreu i kësaj të fundit ka dalë për të bërë me dije që “AK-ja do garojë e vetme”, dhe si motiv të dështimit të marrëveshjes ka dhënë “praninë e PBDNJ-së në të njëjtin koalicion”. Merret vesh se ka gjëra që s’po thuhen ende. Vetëm dje, Spahiu bëri me dije gjashtë kushte, ku nuk përfshihej prania e PBDNJ-së e kur dihej që PBDNJ-ja ishte e pranishme në këtë koalicion të opozitës. Ndërsa sot u kap kryesisht tek ky motiv.

Cilat janë arsyet e vërteta? Në orët në vijim do të merret vesh diçka më shumë. Deri tani, nga socialistët është shprehur veç deputeti Saimir Tahiri, dhe e folura e tij ka qenë plot maraz dhe pakënaqësi. Nik Spahiu doli një sorrë”, tha ai. “Kaq, për të mos thënë më shumë. Se ka shumë për të thënë”, lëshoi ai frazën, që lë të kuptohet se socialistët dhe akz-istët nuk janë marrë vesh për gjëra të tjera.

Kush nuk rreshtohet kundër Saliut sot, është (në heshtje) pro Saliut. Dhe në qoftë se goja të nxjerr vrer kundër Saliut, llogarit po i bën pro Saliut.”, u shpreh Tahiri në këtë prononcim të tijin të parë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.