Prisnit në finale spanjollët? Edhe mundet. Por gjermanët, disi papritur, janë shumë më afër saj

Postuar në 24 Prill, 2013 15:42

Dy gjysmë finalet e kompeticionit Champions League, Bajern i Munihut- Barcelona dhe Borusia e Dordmundit – Real i Madridit, u menduan nga shumëkush si një procedurë formale për t’u kryer nga skuadrat spanjolle në rrugën drejt finales. Të shumtat e parashikimeve, ndonëse nuk mohohej forca e skuadrave gjermane, flisnin për një finale mes Realit e Barcelonës, ose thënë ndryshe, midis Ronaldos e Messit, që kanë dominuar qartazi futbollin e këtyre viteve të fundit.

E vërteta është se janë ndeshjet e kthimit për t’u luajtur, dhe një finale e tillë nuk është e përjashtuar. Por Reali e Barca kanë tanimë vetëm matematikën në favor. Shanset reale i kanë të pakta. Ndeshjet e para dhanë rezultate të tilla, që në kthim, pas një jave, skuadrave spanjolle do duhej shumë fat për t’i përmbysur. Sidomos Barçës.

Dje ish Bajerni që mposhti Barcën 4-0 në një ndeshje, në të cilën asi argjentinas Messi nuk u ndje. Ndërsa para pak minutash përfundoi ndeshja tjetër. Rezultati është 4-1 në favor të Borusias, dhe të katër golat u shënuan nga Lewandowski. Ronaldo shënoi golin e nderit, por pa mundur të lërë gjurmë në këtë ndeshje gjysmë finale.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.