Leka Bungo: “Situatë e rëndë, truproja gjithandej …. Ndërkohë që koha është shumë e bukur”

Pëllumb Kulla kthehet në Shqipëri me një dramë të re me titull “Shshsh, ule zwrin!”, të cilën e ka vënë fillimisht, si gjithnjë, në skenën e teatrit të Fierit. Dhe regjizorin nuk e ka bërë vetë. “Ka marrë” po nga Amerika Leka Bungon për ta bërë këtë gjë. Shfaqja e ka kaluar provën e Fierit (tok me aktorët e qytetit myzeqar, janë ftuar për të luajtur dhe Robert Ndrenika e Viktor Zhusti), dhe në fund do të jepet për tri netë me radhë në teatrin kombëtar, nw sallën ‘Kadri Roshi’.
Leka Bungo, që i mungon prej vitesh skenës e teatrit shqiptar, është gjendur nën “agresionin” e gazetarëve, të cilët kanë dashur t’i marrin intervista. Bungo s’ua ka prishur disave syresh, e në këto intervista ai nuk flet vetëm për shfaqjen. Thotë dhe “gjëra politike”.
Në Panoramën e sotme, fjala vjen, pyetjes, se “pse jeni kthyer në Shqipëri?”, Bungo i përgjigjet: “Erdha para 10 vjetësh me shpresë se do punoja në ndonjë televizion, në profesionin tim. Shkova në një television, dhe atje thanë: Pu, pu, pu, ky është klyshi i Saliut. Epo thashë me vete, po iki tek ndonjë television tjetër. Por dhe andej thanë: Ky është tradhëtar i Sali Berishës. Kështu që pashë ç’pashë, u ktheva atje ku s’të thotë njeri tradhëtar.”
Dhe vijon: “Është një situatë e rëndë. Shoh truproja në parlament, në rrugë, …. të kujtojnë Kilin, … çudi e madhe …. Ndërkohë që këtu është kohë shumë e bukur”.
Re.Pu.
Comments
Zoti Bungo nuk keni pse të
<p>Zoti Bungo nuk keni pse të çuditeni se kjo është partia që ju mbështetët me të madhe dhe me qënse keni punuar për shumë vjetë në myzeqe e dini se çfar do mbjellësh atë do korësh</p>
Bungo mendonte para pak
<p>Bungo mendonte para pak vitesh se Berisha ishte Benz Mercedes, kurse Ramizi ishte makine rangalle...Nuk e dinte Leka se edhe Sala kishte dale nga e njejta oficine e shokut Ramiz. Kjo eshte arsyeja pse Lekes sot i duket Shqiperia si Kili i Pinocetit. Njerezit profesioniste te shume fushave kane marre emigrimin sepse nuk cajne dot ne Shqiperi...Megjithate Bungo me te drejte, ngren ne pah nje problem shume serioz, se ne Shqiperi nuk ka njerez te lire qe mund te shquhen se sferes asnjanse, dmth o do jesh klysh i Berishes ose tradhetar i Berishes. Kete ne fakt e ka jo vetem brezi i Berishes por edhe ai me i ri i Rames. 2 dite me pare PS i thosh sahiut sorre e Berishes sepse nuk u bashkua me PSne...Ky eshte nje fakt i tmerrshem qe nuk sherohet sot per sot por do disa brez te shkulet...</p>
Me dy fjale i ke thene te
<p>Me dy fjale i ke thene te gjitha Leonardo. Tani te gjithe duan te jene dorejashte.....</p>
Add new comment