Rama bën ironi me Flamur Nokën, dhe flet për një zotim: Na duhen 300 ditë për të fituar betejën me krimin

Postuar në 26 Prill, 2013 11:06

Në një veprimtari të fokusuar tek rendi publik e siguria në vend, Rama e ka konsideruar ministrin e brendshëm, Flamur Nokën, si “një personazh, që gabimisht ndodhet në zyrën e Ministrisë së Brendshme, se duhet të ishte në skenën e ‘Portokallisë’, [dhe se] me nivelin e lartë që ka arritur ‘Portokallia’, nuk [mund të] gjendet një aktor që gajas më shumë popullin se sa ministri i Brendshëm”.

Kjo ishte një parantezë e tij. Në këtë aktivitet, Rama ka folur për një zotim: “Brenda 300 ditëve të para të qeverisjes sonë sdo të zhvillojmë një luftë të paparë me krimin, do ta kthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës dhe do t’u japim shqiptarëve një polici shteti më serioze se kurrë dhe më të gatshme për t’iu përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë dhe do shënojmë një fitore të rëndësishme në betejën me krimin. Ne nuk besojmë se lufta me krimin është luftë që mund të zhvillohet dhe përfundojë brenda 300 ditësh, por ne besojmë se mund të sprapsim krimin dhe të rimarrim në dorë kontrollin mbi territorin dhe të vendosim një ekuilibër të ri në raportin e forcave ku krimi ka epërsi të papërballueshme”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky Ed Rama flet sikur eshte mrapa ke lokali I Gaz Demit...duke rregullu hunden.
Imagjino tashti nji lider I ardhshem I vendit qe shkon pothuajse cdo dite ke lloto e Gazit... Cfare mund te kerkoje ky atje prapa?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.