Deputetët e PD firmosin për komisionin parlamentar ndaj Ramës. Mes firmëtarëve, asnjë figurë e lartë e PD! Jo grushte siç tha Kryeminstri, por shkulje flokësh!

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zbatuar urdhrin e kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e Edi Ramës në lidhje me “ngjarjen e Vjenës”, nëse mund të quhet ngjarje shkulja tashmë e famshme e veshit. Por, për PD, kjo ngjarje është me rëndësi të veçantë shtetërore dhe publike. Janë 36 deputetë të PD (por asnjë drejtues i lartë i saj, vëren TEMA) që kanë firmosur për të hetuar Ramën.
Ende pa u marrë vendimi, nisma shoqërohet dhe me përbërjen e emrave të komisionit, ku kryetar do të jetë Fatbardh Kadilli dhe anëtarë Dashnor Sula, Paulina Hoti, Gert Bogdani dhe Osman Metalla, raporton Shqip.
“Ngjarja ka ndodhur në një ambient me përfaqësues politikë të vendit të huaj, efekti i të cilës tek ata, tejkalon në mënyrë masive dimensionet e një grindjeje të rëndomtë” thuhet në kërkesën e grupit të deputetëve të PD. Objekti i hetimit mund të përmblidhet dhe me fjalët e deputetit Gerti Bogdani, që citohet të ketë thënë për Ora News, “si mund të shahet vendi yt jashtë para të huajve?”
Tema, vëren se ka dallim mes akuzës së Kryeministrit dhe kërkesës së deputetëve, pasi i pari nga salla e Kuvendit akuzoi Ramën se e ka goditur me grushte diplomatin Ceka, ndërsa në kërkesën e deputetëve të PD thuhet se Rama e ka quajtur provokator dhe ka tentuar që ta kapë për flokësh: “z. Rama me veprime fizike i është avitur dhe e ka kapur në pjesën e kokës dhe të flokëve, duke e tërhequr me dhunë.”
k.c.
Add new comment