The New Yorker, transplantim organesh në Kukës nga UÇK-ja, nuk mund të ketë patur!

Postuar në 27 Prill, 2013 08:45

Revista e njohur amerikane The New Yorker, në një shkrim të gjatë prej nëntë faqesh në numrin e saj të fundit, ka trajtuar gjerësisht akuzat që UÇK-ja ka kryer trafikim të organeve të serbëve të kapur rob, raporton agjensia INA. Gazetari i New Yorker, thuhet se ka intervistuar mbi 4 herë një dëshmitar që revista e quan Adrian - emër i shpikur – i cili ka treguar historinë e një të riu serb që donin ti merrnin zëmrën në një shtëpi në afërsi të Kukësit.  Sipas dëshmitarit “"ai bërtiste në serbisht ‘Zot më ndihmo’. Ne e lidhëm, e pastruam me shumë alkool trupin e tij. E hapëm ashtu të gjallë dhe madje e pashë teksa po i rrihte zëmra të cilën ia morëm, duke e futur në një qese me lëngje". Por gazeta ka intervistuar një kardiokirurg të spitalit të Harvardit që ka komentuar se: "Rrëfimi i këtij dëshmitari se si i është hequr zemra një të riu dhe se si është bartur ajo deri në Turqi është krejtësisht e pabesueshme". "Gjëja e parë që nuk duhet të bëhet është që trupi të mos laget me asgjë. Pra, transplanti i zemrës assesi nuk do të duhej të fillonte me një pastrim me alkool", i ka thënë revistës kardiokirurgu nga Harvardi. "Ajo çfarë thotë dëshmitari mund të përshkruhet si torturë, por jo si operacion".

Revista i portretizon dëshmitarët e prokurorisë serbe si rrenacakë patologjikë, pasi ka zbuluar që ishin njerëz të dënuar për vjedhje, dhe nuk kishte asnjë fakt mbështetës për dëshmitë e tyre. Ata nuk mund as të vërtetonin se kishin qenë pjesë e UÇK-së, raporton INA për shkrimin në The New Yorker. Shkrimi merret edhe me krimet e tjera të supozuara të luftës, dhe citon ish ambasadorin francez Jean-Francois Fitou të kertë thënë se "Hashim Thaçi ka qenë Mick Jaggeri i UÇK-së".

k.c.

 

 

i plotë (në anglisht):

http://www.newyorker.com/reporting/2013/05/06/130506fa_fact_schmidle

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.