Rama flet për vesh-shkuljen, duke i dhënë përmasë qesharake: “Të shpallim ditën e Shkuljes së Veshit”

Kreu i PS-së, Edi Rama e ka parë të arsyeshme ta trajtojë në Twitter çështjen e shkuljes së veshit. Madje, dhe këtë e ka bërë si të ishte “një lojë”, kur u ka kërkuar “opinion” ndjekësve të tij në lidhje me një propozim të Fate Velajt.
Shkruan Rama:
“Propozim i Fate Velaj: 24 prilli te shpallet dita e Shkuljes se Veshit:-) Jam kurioz sa like-s merr ky propozim(?)!”
Teksti sigurisht që lidhet me incidentit në Akademinë Politike të Vjenës mes Ramës dhe diplomatit Egin Ceka, një incident në dukje banal, por që shkaktoi debate të shumta, aq sa që errësoi çdo event tjetër politik të vendit, duke u zhvilluar si ortek deri në ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar.
Rama, me këtë reagim në twitter, duket se më shumë se opinionin e miqve, po tenton ti japë përmasën që ai gjykon vesh-shkuljes.
k.c.
Comments
Se shpejti z. Kryetar do
<p>Se shpejti z. Kryetar do ngresh propozime te cilat pak a shume do kene citate te tilla:</p><p>Sa veta behen per ti djegur shtepine x armiku!!-beni like dhe merni pjese ose do konsideroheni dhe ju si armik i partise dhe pushtetit!</p>
Add new comment