Njërës nga vajzat e Pussy Riot gjykata ruse i mohon lirimin me kusht, sepse “nuk përshëndeti një roje”

Njërës prej dy anëtarëve ende të burgosura të grupit punk rus Pussy Riot, iu mohua dje lirimi i parakohshëm nga një gjykatë ruse, që do të thotë se ajo do të vazhdojë të kryejë dënimin e saj dyvjeçar për pjesëmarrjen e vet në shenjë proteste grupit të saj në një “lutje punk" kundër presidentit Vladimir Putin.
Nadezhda Tolokonnikova, e cila, së bashku me anëtarët Pussy Riot Maria Alekhina dhe Yekaterina Samutsevich u dënua për akuzln e "huliganizmit" përsëri në gusht, ka qenë në paraburgim që nga marsi 2012. Lutja për lirim të parakohshëm pranohet nga ligji rus vetëm pasi të jetë kryer gjysma e dënimit. Por gjykata e ktrgheu mbrapsht kërkesën e saj me pretekstin se uk ëshët sjellë mirë, dhe me këtë i referohet faktit se Tolokonnikova nuk ka përshëndetur një oficer roje kur ishte e shtruar në spitalin e burgut. Vajzat kanë treguar në Twitter se kamp burgu ku po vuajn dënimin është “një nga burgjet më të vrazhda nga të gjitha zgjedhjet e mundshme" sipas Associated Press.
ne.su.
Add new comment