Spahiu thyen heshtjen: “Nuk kërkuam deputetë!” Dhe përdor termin “rrahje" të diplomatit shqiptar nga Rama

Kreshnik Spahiu ka thyer heshtjen për gazetën Panorama, duke shpjeguar arsyen e mos-hyrjes në koalicion me PS. Ai flet për një trajtim me standart të dyfishtë karshi LSI-së:
“...ndërkohë që LSI-së iu bë ftesë për ndarje pushteti nga ana e PS-së, për ta ngritur pushtetin së bashku, AK-së iu bë presion i hapur. Ne kërkuam që ftesë të ngjashme ashtu si LSI, por kjo ftesë nuk erdhi kurrë...” thotë Spahiu.
I pyetur për “pazaret” e koalicionit, ai mohon të jenë kërkuar deputetë:
“Në asnjë rast nuk është diskutuar për këmbim deputetësh apo ministrash (...) Ne kemi vetë vota për të fituar një numër të lartë deputetësh.”
Spahiu duket ka vendosur të adoptojë si linjë zyrtare argumentin se Rama ka marrëveshje për të mos arrestuar Berishën, dhe thotë:
“...ka një deklarim zyrtar të negociatorit të PS-së, z. Damian Gjiknuri: Se dy kushtet e AK-së që kishin të bënin me heqjen e kufirit doganor me Kosovën dhe nënshkrimin e një pakti politik për hetimin dhe ndëshkimin e shtetasit Sali Berisha, refuzoheshin kategorikisht nga PS-ja.” E më tej “...5 minuta para skadimit të afatit, në bisedë telefonike i kam kërkuar liderit të opozitës, z. Rama, që të marrë kurajën, që të mos hezitonte të firmoste paktin politik që më 24 qershor të hiqeshin barrierat politike e të futej kultura e ndëshkueshmërisë për të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar që kanë kryer krime në këta 23 vjet, duke nisur nga shtetasi Berisha...”
Në fund, Spahiu përdor termin “rrahje” të diplomatit shqiptar në Vjenë, duke ia atribuar bisedës telefonike me Ramën humbjen e qetësisë së këtij të fundit, derisa bëri aktin e “rrahjes”:
“Ka humbur qetësinë dhe në të njëjtën orë e minutë është detyruar që të rrahë diplomatin shqiptar në Vjenë për shkak të nervozizmit, sepse iu trondit toka nën këmbë, iu trondit marrja e pushtetit, ëndrra e tij për të qenë Kryeministër.”
k.c.
e plotë intervista:
Comments
Hapni nje kënd humori per te

Hapni nje kënd humori per te publikuar idiotizmat e ketij karallojit.

(deleted)

(deleted)

(deleted)

(deleted)

AKZ-s nuk ia ven me veshin

AKZ-s nuk ia ven me veshin njeri. U shfrye si flluske sapuni.

Me goje bej cfare te duash

Me goje bej cfare te duash boll me duar te mos luash...

Niku, mos ja harro atij miku (berishes), se ai te beri si Big Bradher te njohur ne publik...

Niku, po re prej fiku gjithe jetes je si ....

Nuk kam patur kurre dyshim se

Nuk kam patur kurre dyshim se kush eshte fytyra e vertete e ketij maskarai.

Fat i madh per opoziten qe u vetdemaskua ne kohen e duhur. Mund te kishte bere shume deme kur te merrte shume deputete si merite e formules se koalicionit. Dhe keta pastaj ti kalonte si Xhuveli ne 2005 si bakllava per Saliun. Anija e tij do shperbehet shpejt. Prisni se do keni qyfyre te tjera kur te shpalli listat e deputeteve.

Meqe ra fjala mbani mend po nuk i coi i fundit fare ne KQZ listat e AKZ, ky Spahi i Sullan Salehut.

Kushdo qe voton AKZ me idene

Kushdo qe voton AKZ me idene se do rrezoje Berishen e ka hedhur voten kot. Kodi elektoral nuk favorizon partite e vogla. Koalicioni i LZHK ne zgjedhje e kaluara mori 27000 vota dhe nuk futi asnje deputet.

Më në fund e nxore dhe ti

Më në fund e nxore dhe ti fytyrën bravo

Keqardhje e sinqerte per prof

Keqardhje e sinqerte per prof M.Pashaj dhe Bashkurtin...

Qesharaku Spahiu eshte si Don

Qesharaku Spahiu eshte si Don Kishoti i Mançes... Ai iu shtua folkloristit, rapsodit Berisha...

Add new comment