FRD nxjerr listat për deputetë. Topi e Biberaj në Tiranë, Oketa në Durrës

Panorama ka botuar sot emrat kryesorë në listën e deputetëve të FRD, gati një javë para se të mbyllet afati zyrtar për paraqitjen e tyre. Gazeta vëren që në lista janë dhe 5 ish-deputetë të PD.
Në Tiranë listën e kryeson Bamir Topi dhe pas tij vjen Aleksandër Biberaj (nënkryetar i FRD).
Në Durrës, listën e kryeson Gazmend Oketa dhe Sami Gjergji.
Në Dibër, Sali Shehu (ish Deputet i PD)
Në Vlorë, Daut Gumeni dhe Aleksandër Flloko (ish-Sekretar i Përgj. i Presidencës)
Në Berat, Edmond Dragoti dhe Aleksandër Sallabanda (isha Ambasador në ShBA gjatë mandatit të 1 të PD)
Në Shkodër, Fatlum Nurja (ish-këshilltar i Topit në Presidencë)
Në Kukës, Ardian Elezi
Në Elbasan, Artin Kovaçi
Në Gjirokastër, Çezar Koloni
Në Korçë, Alfred Cako
Në Lezhë, Fran Kaçori
Në Fier, Shezai Çobo
k.c.
Add new comment