Berisha flet për “racën negro”; por është një lapsus linguae

Në fillim ishte shqiptarja.com që bënte me dije se kryeministri, në një takim në Elbasan me disa gra demokrate, kish përdorur termin “raca negro”. Por shqiptarja.com nuk e jepte të saktë as tekstin, as kontekstin, as nëntekstin. Më pas, lajmi u kap dhe nga agjenci të tjera informative online, dhe ngjarja u bë e qartë. Berisha po fliste për një anëtare me ngjyrë të Kongresit amerikan, e cila, sipas tij, në një moment të caktuar të garës presidenciale brendapartiake ka thënë se “Hillary do e ketë më të vështirë, më të pakapërcyeshme seksizmin sesa e pata unë racizmin”. Por e identifikoi këtë anëtare të Kongresit si një “përfaqësuese të racës negro”.
Është e qartë se termi nuk ka dalë nga goja e kryeministrit me ndonjë nëntekst të lig, por puna është se ky term e bart në vetvete këtë nëntekst. Në SHBA nuk përdoret prej dekadash, saktësisht qysh nga fundi i viteve ‘960. E prandaj, Endri Fuga ka të drejtë kur thotë me ironi, i cituar nga Rama, se “shyqyr që s’e dëgjon njeri në SHBA”.
Megjithatë, nuk ka vend për t’ia marrë për të madhe. Është thjesht një lapsus linguae. Berishës i duhen futur në lupë, jo lapsuse të tilla, por fraza të tjera të tmerrshme që vijnë drejt e nga qendra e ndërgjegjes së vet.
M.N.
Comments
Eshte sikur ne te themi
<p> Eshte sikur ne te themi rrace malokesh. Me perdorimin e ketij termi, ne kohen e xhaxhit te kllaposnin brenda. Tani e perdorim si qetesues per nervat ose per te shfryre stresin...</p>
Rama, e konsideronte racist
<p>Rama, e konsideronte racist termin dje ne Twitter dhe citonte dhe ai Endri Fugen. Ne fakt, termi nuk eshte racist - Rama ndoshta e ngaterronte me "nigger" - por thjesht i vjeteruar. Eshte e vertete qe per perfaqesuesit e races sot mbart nje ngarkese ofenduese, megjithate ne SHBA ekzistojne ende shoqata qe e kane pjese te emertimit e tyre. Thene kjo eshte e qarte qe Fuga, Rama qe e degjoi dhe e ciceroi po keshtu dhe mediat jane nisur nga nje gjysem e vertete. Politika e gjysmagjelave :)</p>
Add new comment