Edi Rama do ta nisë parlamentarizmin nga Vlora?

E perditshmja Panorama shkruan në numrin e sotëm se ministrat e Partisë Demokratike do të udhëheqin listat në 12 qarqe. Sipas Panoramës, Sali Berisha do të udhëheqë listën në Tiranë, Jozefina Topalli në Shkodër, Astrit Patozi në Vlorë, Sokol Olldashi në Fier, Ridvan Bode në Korçë, Flamur Noka në Kukës, Myqerem Tafaj në Dibër, Eduard Halimi në Durrës, Arben Imami në Elbasan, Genc Pollo në Berat dhe Genc Ruli në Gjirokastër. Ndërkohë në Lezhë akoma nuk është vendosur nëse lista do udhëhiqet nga Aldo Bumçi apo Majlinda Bregu – thotë gazeta.
Kurse e përditshmja DITA shkruan në numrin e saj të sotëm se ka shumë mundësi që Edi Rama të kandidojë në Vlorë dhe jo në Tiranë. Per Ramen do jete e para here qe zgjidhet deputet, por nese vihet ne zbatim rregulli qe ata qe do te marrin pjese ne qeveri do ta dorezojne mandatin e deputetit, edhe Rama duhet ta lere ate - shkruan DITA. Dy partitë e mëdha vazhdojnë ti mbajnë sekret listat e deputetëve duke prodhuar jo pak tension e spekulime. a.n.
FOTO LSA: Gjate nje ceremonie festive ne sheshin e Flamurit ne Vlore, me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise
Comments
Shihni se kush nuk i flet
<p>Shihni se kush nuk i flet kujt në këtë foto!</p><p>A mund të pritet të ndertohet një shtet normal me udheheqes që nuk i flasin njeri tjetrit???</p>
Po c'ne Rama ne Vlore,
<p> </p><p> Po c'ne Rama ne Vlore, apo e ka kuptuar qe Tirana nuk ia beson aq shume perrallen e "rilindjes".</p>
Add new comment