A. Vehbiu ka pritur nga MASH-i një koment mbi analfabetizmin funksional, por ka gjetur një koment mbi selinë mavi

“Këto ditë dëgjuam për një raport të Bankës Botërore, sipas të cilit 57% e 15-vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë. Për ata që mund të mos e dinë, analfabeti funksional është në gjendje lexojë mekanikisht, por jo të kuptojë çfarë ka lexuar.” – ky ëhstë fillimi i artikullit të Ardian Vehbiut, të publikuar në blogun e vet Peizazhe të Fjalës.
Autori e sheh këtë gjendje si frut të një tradite që zgjatet prapa në kohë, në komunizëm, ku shkollarizimi masiv propagandohej si një arritje. Por ai ka pritur një “reflektim për këtë katrahurë”, të paktën nga Ministria e Arsimit, edhe pse kjo e fundit nuk është e vetmja përgjegjëse për këtë gjendje.
Dhe Vehbiu ka hyrë me këtë rast në sitin e kësaj ministrie, me shpresën se do mund të gjente ndonjë reagim ndaj studimit të Bankës Botërore. Dhe e dini çfarë gjen? Gjen që “MASH-i i kish mbërthyer brirët edhe një herë me opozitën, duke deklaruar se: ‘zoti Rama lëshoi nga selia e tij mavi sulme të padëgjuara ndonjëherë, këtë radhë ndaj fëmijëve dhe të rinjve, duke u thënë që 57 përqind e tyre janë analfabetë; shqiptarët mund ta lexojnë vetë raportin që ai citon dhe të mësojnë të vërtetën; ndryshe nga ideja imagjinare e zotit Rama, 98 përqind e shqiptarëve janë të shkolluar”.
Shkrimin e plotë të Vehbiut, të nënshkruar, si gjithnjë, me emrin Xha Xhai, mund të gjeni në linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/analfabetizem-funksional/
Re.Pu.
Add new comment