Reali, 10 minutat e shpresës

Postuar në 30 Prill, 2013 16:03

Sapo ka përfunduar në Bernabeu gjysëmfinalja e Ligës së Kampioneve, Real-Borusia. Ndeshja përfundoi 2 me 0. Ndeshja e parë u mbyll 1 me 4 për Dortmund,  falë 4 golave të Levandovskit. Golat janë shënuar në 10 minutat e fundit. Në minutën e 82-të pas një aksioni të shpejtë në zonën e Borusias, Karim Benzema që ka shënuar golin e shpresës. Ramos ka dyfishuar dy minuta përpara fundit. Minutat e fundit Borusia arriti të mbrojë rezultatin 2-0, duke i dhënë finalen ekipit gjerman, pas vitit të suksesshëm 1997, kur fituan përballë Juventusit. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.