“1 milion kuqezinjtë” tkurren në rreth 1600…

Postuar në 01 Maj, 2013 06:23

Në datën 7 prill, gjatë një tubimi të Aleancës Kuqezi para Kryeministrisë, Kreshnik Spahiu, prijësi i saj, u bëri thirrje “1 milion kuqezinjve” që të mblidheshin në 1 Maj po në të njëjtin shesh. 7 prilli ishte një ditë me shi të dendur dhe, sipas vlerësimit të stafit të respublica.al, bërë me ndihmën e fotove satelitore të Google Earth Pro, ishin mbledhur rreth 1800 kuqezinj në sheshin para Kryeministrisë. Sot stafi i respublica.al nuk arriti dot të fiksojë një foto satelitore të Google Earth Pro gjatë kohës që pjesmarrësit ishin të përqëndruar para Kryeministrisë, për të bërë një matje ekzakte. Sidoqoftë nga një vlerësim me sy të lirë (shih foton shoqeruese), dukej se, megjithë motin e mrekullueshëm, numri i pjesëmarrësve ishte më i vogël se në 7 prill – diku rreth 1600-ës.

Siç duket moti politik është përkeqësuar për Aleancën Kuqezi të Kreshnik Spahiut, pavarësisht se moti klimaterik ishte i shkëlqyer…

E.Zaloshnja

Video e protestes: http://www.gazetatema.net/web/2013/05/01/1-milion-kuqezinjte...

Comments

Submitted by nasho.bakalli (not verified) on

Zoti Zaloshnja. Une e mendova keshtu lajmin. Si te duket? Me respekt.N.B.

Nisur nga përpjekjet dhe premtimet e liderit të Aleancës Kuq e Zi të artikuluara fort dhe zëlart  se 1 Maji 2013, dita e puntorëve dhe të papunëve në botë ( jo dita e nacionalistëve  proletarë – shënimi im N.B.), do të ishte dita e largimit të qeverisë Berisha, rreth 1600 shqiptarë, u tubuan me mendimin se mund ti sillnin vendit ndryshime të dukshme politike. Ndryshime të cilat, në datën 2 maj 2013, agjensitë e huaja të lajmeve (supozoj unë N.B.) do ti përshkruanin pak a shumë, si më poshtë vijon.

“Parlamenti shqiptar pranoi dorëheqjen e qeverisë së koruptuar të kryeministrit Sali Berisha, pas një serie protestash të organizuara nga Aleanca Kuq e Zi, dhe të drejtuara nga lideri i saj K.Spahiu. Ishin të gjitha protesta kundër korupsionit, krimit në rrugë dhe familje, faturimeve të rrema të energjisë elektrike, të ujit, kundër varfërisë. Largimi i qeverisë i hapi rrugën zgjedhjeve të reja. ‘Ne u kërkojmë ndjesë shqiptarëve, sepse nuk arritëm t’iu ofrojmë atë mirëqënie ekonomike që ata kishin shpresuar për veten e tyre, por ne kemi bërë çdo gjë të mundshme për të ruajtur stabilitetin financiar’ deklaroi Tafaj, zëvendëskryeministër dhe ministër i arsimit shqiptar.

Zgjedhjet parlamentare  pritet të zhvillohen nga fundi i qershorit 2013, që koincidon edhe me fundin e mandatit të dytë të qeverisë Berisha.

Vendi ‘... është afër kolapsit ekonomik. Papunësia është masive, monopolet mbretërojë në çdo sektor të ekonomisë…’, u tha K.Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi,  protestuesve  të tubuar në bulevardin e madh të Tiranës, përpara selisë së qeverisë shqiptare,

Gjatë muajit mars, dhe prillit 2013, shumë njerëz, nga shtresa qytetare të ndryshme, demonstruan në Tiranë dhe qytete të tjera, kundër papunësisë, varfërisë dhe korupsionit të qeverisë.

Shkarkimi, një ditë më parë, i ministri i financave, R. Bode, mishërim i politikës së ashpër të kursimit, nuk i qetësoi protestuesit.

Sipas një sondazhi të Gallup, të publikuar pak ditë më parë, 90% e shqiptarëve të pyetur mbështesin demonstratat, paçka  se 75%  e tyre nuk ​​kishin marrë pjesë ndonjëherë në demonstrata. Protestuesit, ndër të tjera, kërkonin shtetëzimin e monopoleve e të kompanive të energjisë elektrike, naftës, mineraleve etj. Ndërkohë që B.Europian i ka ngarkuar detyrë Tiranës liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Shqipëtarët janë populli më i varfër i Europës, me një pagë mesatare mujore afro 300 USD dhe një pension mesatar prej 100 USD. Megjithatë vendi ende ruan  stabilitet  makroekonomik falë  borxhit publik gjithnjë në rritje. Rreth 70% e shqiptarëve e gjejnë sot veten të shtyrë ekonomikisht edhe një shkallë më poshtë - thekson A.B...., analist politik i Gallup.

Në një tjetër sondazh, të publikuar të matën në mbrëmje nga kryetari i Institutit Albeniën Risërçh, 89% e shqiptarëve shprehin pakënaqësi me çmimet ‘...e imponuara tregut të konsumit popullor nga monopolet në sektorin farmaceutik, ushqimeve, transportit, materialeve të ndërtimit etj.,’  krahasuar me ‘të ardhurat e tyre shumë të ulëta’. Dhe, papunësinë rreth gjysëm milioni në qytet, dhe mbi 300.000 vetë në fshat! Megjithatë vetëm 80% e të pyeturve kërkuan që qeveria të japë dorëheqjen.

“Qeveria e re duhet të jetë me duar të pastëra, dhe e përgjegjshme. Detyra kryesore e  saj duhet të jetë  çmontimi i  lidhjeve të kalçifikuara të shtetit me monopolet, dhe me tregun  'gri' . Shqipëria nuk duhet të qeveriset më nga oligarkë. ‘Ndryshimi është i pashmangshëm’, sepse ‘ne kemi arritur fundin’ e mbyll komentin drejtori i ISE-Albania”. Nasho Bakalli

Submitted by Titi (not verified) on

Kreshnik Faqeziu duhet te rikthjelloj psikozen e tij se shqiptaret nuk jane budallenj e as te cakerdisur qe te degjojne tingujt funebre te AK-se. Sepse po te ishin te tille do te mblidheshin mbas tij.

Submitted by anon (not verified) on

Si perfundim Niku ra nga fiku...dhe do na marre malli per fenomenin e tij politik qe shfrytezoi ndjenjat patriotike te bashkeqytetareve te vet per te ndertuar 'AK Grup ".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.