Një Barçë groteske...

Postuar në 01 Maj, 2013 17:14

Esperpento del Barça (Grotesku i Barcelonës) - e komenton ndeshjen e Barcelonës me Bajernin, e përditshmja spanjolle El Pais këtë mbrëmje në faqen e saj online, duke e quajtur “një eleminim të turpshëm”.

Bajerni ka dominuar ndeshjen e kësaj mbrëmje në Kamp Nou, duke fituar edhe gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampioneve përballë Barcelonës. Ata kanë fituar me rezultatin 3-0, duke e çuar totalin 7-0 në dy ndeshje. Lionel Mesi, lojtari më i mirë në botë, nuk është aktivizuar. Bajerni ka shkuar në dhomat e zhveshjes me një barazim, por 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë vjen një supergol i Roben. Në minutën e 72-të shënon edhe mbrojtësi Pike, por jo në portën e Bajernit, por në portën e tij, kurse makthi i Barcelonës, Tomas Myler, shënoi golin e tretë në minutën e 76-të. Bajerni do përballet me gjermanët e Borusias së Dortmundit në finalen e Uemblit më 25 maj. Një parafinale do e kemi që këtë të shtunë, kur të dy ekipet do ndeshen për kampionat. a.n.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.