Artan Hoxha: Berisha është i burgosur në distancën që ndan zyrën ku punon me shtëpinë ku banon

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, që njihet dhe si arkiva lëvizëze e krimit mafio-politik në Shqipëri, ka dhënë një intervistë për të përditshmen ‘Dita’ lidhur me supermbrojtjen fizike që kryeministri Berisha i bën vetes. Në intervistë ai jep arsyet që, sipas tij, e bëjnë Berishën të ruhet (lexojeni të plotë në linkun http://gazetadita.al/artan-hoxha-100-metrat-nga-shtepia-e-berishes-ne-zyre-dhe-kaseta-e-haklajve/), dhe në një moment përshkruan rrugën ‘Mustafa Matohiti’, që është rruga ku Berisha banon, vetëm 100 metra larg zyrës në kryeministri:
“Masat e sigurisë për kreun e qeverisë janë aq të forta, sa lëviz me mjet të blinduar nga banesa e tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, deri në godinën e qeverisë, që ndodhet vetem 100 metra larg. Masat e sigurisë për kryeministrin janë shtuar si në asnjë rast të mëparshëm qysh nga vitet ’90 e deri më sot. Rruga, ku ndodhet banesa e tij, është e bllokuar për levizjen e çdo mjeti civil, me përjashtim të eskortës së kryeministrit dhe ndonjë mjeti të rralle të ambasadës iraniane apo trupit diplomatik. E gjithë gjatësia e rrugës para banesës së kryeministrit, nga ministria e Integrimit, deri në rrugën e Elbasanit, mbulohet me shërbim 24 orësh nga Garda e Republikës, në hyrje dhe në dalje. Mbahet nën mbikqyrje të rreptë çdo lokal privat që ndodhet në këtë zonë, dhe çdo kalimtar i rastit që kalon aty.”
Re.Pu.
Comments
Edhe Enveri nuk bente keshtu!

Edhe Enveri nuk bente keshtu!

Jo mer jo?! Blloku ishte i

Jo mer jo?!

Blloku ishte i hapur per te gjithe shqiptaret n'kohen e "xhaxhit". hahahahahahaha

Sa per shkrimin, shume po e ekzagjero ky gazetari. Tani Sala o bo icik paranojak tani ne fund te karrieres, po mos krijo film policesk. Nuk ecet me llogjiken se vetem 100,000 shqiptare e njohin vendin te cilin po pershkruan, prandaj ia vlen te mashtrosh kto 6, 7 miljonet e tjere qe jetojne gjetke.

Add new comment