The Sun prish traditën. “Votoni si ta shihni të arsyeshme vetë!”, u thotë ajo lexuesve të vet

Sot mbahen zgjedhjet lokale në Angli e në Wales, dhe pritej që tabloidi the Sun, në përputhje me traditën e vet 44 vjeçare, të mbante publikisht anën e ndonjërës prej partive që janë në garë. Por nuk e ka bërë; përkundrazi, ka bërë të kundërtën. Me anë të një editoriali u ka bërë me dije qindra mijra lexuesve të vet, se “asnjëra prej katër partive kryesore nuk e meriton mbështetjen tonë”.
The Sun, e përditshmja më e shitur në Britaninë e Madhe (shiten afro dy milionë kopje në ditë), është politikisht e pavarur (të paktën, ky është pretendimi i saj), por në momente elektorale gazeta e ka mbajtur gjithnjë një qëndrim (herë në favor të konservatorëve e herë në favor të laburistëve), dhe e ka bërë publik me synimin që të ndikojë mbi lexuesit e vet. Këtë herë ka vendosur të mos e respektojë këtë traditë të rreshtimit elektoral.
“Ju duhet të vendosni mbi bazën e kandidatëve e realiteteve lokale; gjykojini kandidatët sipas asaj që ju thonë”, i këshillon kjo gazetë lexuesit.
Ky vendim shihet, megjithatë, si një gjest që penalizon konservatorët e David Cammeron-it.
Re.Pu.
Add new comment