Klima e situatës parazgjedhore në Shqipëri shqetëson OSBE-në shkruan ANSA

“Po ndjekim me shqetësim shenjat e një konflikti politik gjithnjë në rritje, në një kohë që ne presim një proces zgjedhor konkurrues në një situatë jo fort të lehtë”. Kështu u shpreh sot Sekretari i Përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zannier. Agjencia italiane e lajmeve ANSA bëri me dije se klima e vështirë që karakterizon situatën parazgjedhore në Shqipëri shqetëson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila është përgatitur për të dërguar në Tiranë një mision të gjerë vëzhguesish. Sipas Zannier, shqetësimi ka të bëjë me qëndrime të caktuara që mund të minojnë stabilitetin e të gjithë rajonit. “Ne shpresojmë të mos ketë përdorim të toneve të tepruara nacionaliste që mund të destabilizojnë gjithë rajonin. Në Shqipëri OSBE ka investuar aq shumë dhe nuk është e gatshme të pranojë anulimin e këtij investimi”, vlerësoi Zannier. Re.Pu.
Add new comment