Top-channel jep kandidatët socialistë që kryesojnë listat e zonave zgjedhore; Edi Rama do jetë në Vlorë

Postuar në 02 Maj, 2013 13:47

Televizioni Top-channel ka dalë sot me një lajm mbi kandidatët që do të kryesojnë listat e PS-në në zonat zgjedhore. Lajme të tilla me natyrë spekulative kanë ditë që publikohen në shtypin e përditshëm, dhe lajmi i Top-channel-it, që njihet për aksesin më të madh në qarqet opozitare, mund të shihet dhe si momenti që shënon fundin e këtyre spekullimeve. Sipas gazetarëve të Top-it, Edi Rama do të kandidojë si i pari i listës së Partisë Socialiste në Vlorë. Gramoz Ruçi do të jetë i pari në listën e Fierit. E papritura ka të bëjë me Pandeli Majkon, që do të jetë i pari i listës në Tiranë. Për Ben Blushin ka kohë që flitet se do të kandidojë në Elbasan, dhe lajmi e konfirmon këtë fakt. Blushi do të jetë i pari i listës atje. Në Korçë do të jetë Bashkim Fino. Për Gjirokastrën Top-i nuk flet me siguri, dhe kjo të thotë se ka ende ndërdyshje në PS. Në Shkodër është prezantuar tanimë Mimoza Hafizi. Në Kukës është prezantuar, gjithashtu; ai është Vexhi Muçmata. Në Durrës do të jetë Blendi Klosi, ndërsa në Lezhë Mimi Kodheli. Në Berat kryeson listën Eduard Shalësi, dhe në Dibër, gjë e ditur kjo, do të jetë Shkëlqim Cani.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

<p>Sigurisht qe ne Vlore.Ky eshte nje gjest simbolik qe fton Veriun per reflektim.Qe ti thote mjaft,mbas 23 vjetesh vote qorre per Sali Vrasesin e faktuar nga FBI-ja boterisht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.