Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova duhet të bëhet një vend anëtar i OKB-së

Postuar në 03 Maj, 2013 13:39

Amerikanët mund të mos jenë të qartë për shumë gjëra në këtë botë, por për një gjë, të paktën për një gjë, nuk kanë ndërdyshje: për çështjen e Kosovës. I fundit  që jep një dëshmi në këtë drejtim është ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohin pavarësinë e Kosovës dhe e konsiderojnë atë një shtet të pavarur që duhet të jetë anëtar i OKB-së”, ka thënë ai për të përjavshmen serbe NIN.

Duke bërë një lidhje mes këtij qëndrimi dhe marrëveshjes së  saponënshkruar midis Daçiçit dhe Thaçit, ai nënvizoi: "Kur Kosova e shpalli pavarësinë, ne e kemi mbështetur. Në të njëjtën kohë, kemi kërkuar paqe këtu, e kjo do të thotë që palët të ulet e të bisedojnë. Serbisë i kemi thënë se nuk është e detyruar të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, por [duhet] të normalizojë raportet. Kjo është ajo që përmban dokumenti. Kosova ka kërkuar të njihet si e pavarur nga Serbia, dhe nuk e morën atë që deshën”.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.