Majko në Kosovë, i kërkon Thaçit nënshtetësi kosovare

Një takim Thaçi-Majko mund të mos kishte nevojë për shumë bujë mediatike, po të mos ishte për faktin që ish-kryeministri shqiptar Majko i ka kërkuar Kryeministrit aktual të Kosovës, Thaçi, marrjen e shtetësisë kosovare. Motivacioni i kësaj kërkese, është thjesht dhënia së një shembulli pozitiv atdhedashurie, siç thotë dhe Majko:
“Sot pata emocionin e veçantë t’i ripërsërisë mikut tim, edhe kryeministrit të shtetit të Kosovës, që të më japi nderin dhe kënaqësinë që shpejt do të bëjë procedurat për të marrë shtetësinë e shtetit të Kosovës. Ka shumë qytetarë të Kosovës që duan të jenë shtetas të Shqipërisë, por mos harroni se ka edhe ca në krahun tjetër si puna ime, që këtë anë e konsiderojnë atdheun e tyre, popullin e tyre.”
Për fat, Majko nuk do ketë nevojë të lërë pasaportën shqiptare, dhe nuk do ketë nevojë të presë për vizë me pasaportën e re kosovare.
k.c.
Add new comment