Raporti: më 2030 sipas gjasave Kina fiton konfliktin me Amerikën e Japoninë

Gjatë 15-20 viteve të ardhshme, SHBA dhe Kina do të kenë një konfrontim në Paqësorin perëndimor, me Japoninë të kapur si sanduiç në mes. Dhe Kina, aktualisht inferiore, ka shumë mundësi të fitojë. Ky është përfundimi shkurajues i një raporti të ri nga ana e Carnegie Endowment for International Peace, një kompani analitike me bazë në Washington, D.C, raportuar nga Wired.
Nëntë Autorët e raportit të titulluar "“China’s Military & the U.S.-Japan Alliance in 2030,” i dalë të enjten, nënvizuan se një luftë totale nuk ka shumë gjasa. "Kërcënimi nuk është një luftë me Kinën", thuhet në raport. Përkundrazi, Uashingtoni dhe Tokio, aleati i ngushtë i vet, mund të gjejnë veten duke humbur ndikimin dhe territoret e kontestuara të ishujve me Pekinin, një forcë në rritje, e cila më 2030 mund të “fitojë pa luftë” ndikim dhe territore falë fuqizimit të vet ushtarak dhe rënies së forcës ushtarake të rivalëve të saj.
Por gjithsesi, "fitorja" kineze në këtë konflikt të projektuar më 2030 nuk është e parapërcaktuar. Është gjithashtu e mundshme që SHBA dhe Japonia mund të "fitojnë", nëse ushtritë dhe ekonomitë e tyre mbeten superiore, nëse Kina zhytet në stanjacion demografik dhe rënie të eksporteve.
Në çdo rast, ndryshimi “status quo”-së do të ndodhë patejtër, sipas raportit. Edhe pse është e paqartë se çfarë ndryshimi. Status quo-ja - një Paqësor perëndimor i qetë i dominuar nga SHBA me transportuesit e avionët të saj, bombarduesit dhe marinsat, me Japoninë që luan një rol kryesor mbështetës dhe Kinën që në mënyrë të qëndrueshme shton arsenalin e saj ushtarak, ndërsa fiton kohë - është "e pamundur", pohojnë specialistët.
Gjithsesi, viti i përplasjes tashmë "dihet": 2030!
k.c.
në foto:
Aeroplanmbajtësja amerikane "Nimitz" në një manovër në PAcifik - Foto: Marina ShBA
Add new comment