Rama: ministrat nuk mund të jenë dhe deputetë. Por Lela e interpreton si... autokraci!

Postuar në 04 Maj, 2013 10:18

Rama deklaroi se ministrat nuk do jenë edhe deputetë, për të bërë një ndarje të funksioneve. Kjo ndarje ka bërë që të tërë të përpiqen të gjejnë motivin pas këtij vendimi. Në një shkrim te MAPO e sotme, Alfred Lela mendon se kjo “lojë” e Ramës është një shenjë... autokracie.

Për të, Rama e bën këtë me qëllimin që të mbrohet nga ministrat (e mundshëm) të shkarkuar (në një kohë të mëvonshme).

Shkruan Lela:

Modeli i ministrave që nuk janë deputetë e siguron kryeministrin potencial se në parlament nuk do të kthehen ministra të shkarkuar, rrjedhimisht hatërngelës. Z. Rama deklarohet për një fitore të qartë e të thellë më 23 qershor, por droja e ministrave të pakënaqur në Kuvend, rebelimi i të cilëve mund t’i hapte probleme, dëshmon se siguria për fitoren mbahet vetëm te fjala. Se pse kësaj ideje i bashkohet dhe z. Meta shpjegohet me precedentin Prifti. Një prift tjetër përgjues është shumë herë më pak i rrezikshëm në rrugë si një politikan pa pushtet, sesa si një deputet, kartoni i të cilit mund të mbajë ose të rrëzojë qeveri.”

k.c.

i plotë:

http://www.mapo.al/2013/05/04/edi-rama-jep-shenjaautokracie/

Comments

Submitted by XY (not verified) on

Drejt e ke o Rahman. Edhe sikur te jete keshtu sikur thote ky Lela, cfare te keqe ka? Puna eshte se Lela, i verbuar nga shkelqimi i tulles se vet, shikon dhe thote ate qe i pelqen atij qe e paguan. Eshte vertet shume bizzare qe keta lloj tipash, qe per fat te keq jane shume, mendojne vetem se cfare do te ndodhe kur ministrat do te shkarkohen (gje qe ka gjasa te ndodhe ne se punojne keq ose edhe jo mire) dhe nuk e a kane fare hallin se cfare duhet te bejne ministrat qe te vazhdojne te jene ministra. Ministtrat nuk duhet ta kene mendjen tek shkarkimi por te punojne shume mire dhe te mos vjedhin pa karar, duke marre ate qe pikon dhe jo te instalojne tubacione e pompa te paligjhme per te thithur fondet e buxhetit apo fondet personale te krimineleve dhe hallexhinjve. Tipat si Lela mendojne vetem ne baze te eksperiences (thone ate qe kane pare se ka ndodhur) dhe nuk kane vizion per te thene ate qe nuk e shohin dot te tjeret.

Submitted by Albi (not verified) on

Argumenti i Leles eshte shume i drejte dhe mbrojtja qe i ben ti qe ne fillim eshte e gabuar duke u marre me njeriun.

Ministriat pa mbrojtje nga mbrapa jane vasale te kryministrit, momentin qe nuk firmosin nje kontrate a tender per biznesmenet qe mban verdalle ai do shkarkohen ne vend pa pike mbrojtje. Ja kjo eshte e gjitha. Rreziku me kushtetuten e re dhe me keto rregulla te reja nuk na vjen me nga korrupsioni ministror po vetem nga ai kryeministror. Cdo gje behet vetem me lejen e tij.

Submitted by anon (not verified) on

Shume i zgjuar ky Lela,por sec me duket neper intervista si...

Submitted by Bard (not verified) on

Shegushe Ligori qe qendroi 19 dite pa ngrene ne greven e urise ne shesh dhe qe shfaqet neper kronika televizive duke qare duke u betuar qe s'do dilnin nga greva pa u plotesuar kerkesat e grevisteve, zevendesohet nga Evis Kushi ne listen per deputete ne Elbasan, nuliteti qe katapultohet ne krye te listes, a.k.a.  firmosesja e peticionit "intelektual" kunder opozites, pa bere as edhe nje dite anetaresie ne PS. Shegushja terhiqet nga politika, mesa duket, "overwhelmed" nga "miresia" e kryetarit qe ju befshin ditet nje mije, dhe nga zbatimi rigoroz i kriterit te meritokracise neper struktura perfaqesimi. Ik o Shegushe e mbill ndonje trangull apo ndonje  ngaster qepujka ne Elbasan, dhe mos rri me kurre pa ngrene aq gjate, se politika eshte per maskarenjte, s'eshte per ty.

Mbi komentin e komentit te Leles: Kush shikon majen e gishtit, kur me gisht i tregojne henen?

Submitted by Saimir (not verified) on

Nje nga parimet baze qe garanton funksionimin e demokracise eshte ndarja e pushteteve. Dhe kete e ka bere shembull ShBa. Zogaj para pak ditesh merrej pikerisht me kete deklarim te Rames. Nuk gjykoj vendimin e PS, pasi ata i dine punet e tyre, por ne Amerike nuk ka ekzekutiv qe ka fuqi legjislative, ne kuptimin parlamentar, pasi edhe presidenti ose governatoret mund te japin urdheresa legjislative te perkoheshme.
Ne fund do te shtoja se ky duhet te kthehet ne ligj per te gjitha partite.

Submitted by Albi (not verified) on

Ka nje ndryshim te madh aman. Senatoret e kongresmenet zgjidhen vete, jo nga partia, duke filluar ne gara primare brenda partie. Qe do te thote qe nuk e kane fare per problem te kundershtojne edhe nje president te tyre nese ua do nevoja.

Submitted by Saimir (not verified) on

Argumenti im ne veshtrim te artikullit te Leles nuk kishte te bente me zgjedhjet e kandidateve nga radhet e partive (kjo eshte teme komplet tjeter) por me funksionin e EKZEKUTIVIT (minister ose dicka e ngjashme) dhe LEGJISLATIVIT (deputet) ne nje demokraci. Ndarja e tyre e ben demokracine funksionale dhe minimizon keqperdorimin e pushtetit qe vjen nga kombinimi i tyre ne duar individesh te caktuar.

Une solla si shembull Ameriken, te cilen Lela e anashkalon per tu perqendruar ne "shtate detet", ku i referohet jo demokracive te mirefillta si Amerika por atyre hibride (Belgjika eshte monarki, ndersa Australia ka monarkine e Londres si kryetar shteti.)

Submitted by Blendi (not verified) on

Tani z. Lela nuk eshte i pari qe thote kete gje. Z. Zogaj ka bere nje artikull te ngjashem pak dite me pare. Aty thuhen pak a shume dy gjera:

E para, ideja eshte anti kushtetuese. Kete nuk e di, ndoshta i jep pergjigje nje jurist, madje konstitucionalist.

E dyta, ideja eshte ne thelb totalitare. Kjo ne teori nuk qendron. E kunderta eshte madje e vertete. Ne doracaket e kultures demokratike politike perendimore thuhet ajo qe e dime te tere, se baza e demokracise perendimore eshte ndarja e pushteteve (legjislativi, egzekutivi, judikativi). Me tej thuhet, se kjo ndarje ka madje nje papersosshmeri, pasi anetaret e qeverise ne disa raste jane edhe deputete. Prandaj me shume se per nje ndarje te pushteteve flitet per nje nderthurje te tyre, pasi egzekutivi ne kete menyre ka dore ne ligjvenie. Pra ajo qe pretendon z. Zogaj apo z. Lela, se ndarja e postit te ministrit nga mandati i deputetit eshte ne thelb totalitare, ne perendim perceptohet krejt kunder; qenia e ministrave deputete si papersosshmeri e ndarjes se pushteteve, si nje lloj anomalie (por sigurisht jo fundi i botes apo . Pra ne kete pike z.Zogaj per mendimin tim nuk ka te drejte fare.

Tani vime tek shqetesimi i z.Zogaj dhe z. Lela, se z.Rama kete ndarje te postit te ministrit me mandatin e deputetit do t’a shperdoroje per qellimet e tij (te cdo lloji). Kete nuk e di, pasi per kete duhet te hedhesh fall, se cdo te beje z.Rama nese , ku t’a di une ne cilen rrethane do te ndodhe aksh gje. Ideja ndoshta edhe mund te mos realizohet kurre, por ne thelb nuk eshte totalitare, perkundrazi.

Nga ana tjetjer, nje kryeminister me sens autokratik, edhe te mos ndahet posti i ministrit me mandatin e deputetit, ne Shqiperine tone ia gjen anen te neutralizoje kundershtaret brenda rradheve te tij. Keni shembull Berishen. I heq e i ve ministrat e tij si te doje, u ben rreshtore e zbor gjithe diten dhe ata rrine te gjithe sus. Prandaj edhe keto shqetesime se medemek e gjetem me ne fund ku fshihej lepuri autokratik i z. Rama per mua jane pese me hic, ose ne menyre me banale (se keshtu e meritojne), p.rdhe me rigon!

Kam pershtypjen, qe z.Zogaj (z. Lela po e po) merret tani kohet e fundit ne shkrimet e tij me cikerrimat e opozites, pasi tani qe ka kaluar ne krahun tjeter dhe nuk po di si te mbroje nje mazhorance qe nuk ke si t’a mbrosh, po i ben asaj mazhorance ca sherbime te (pa)vyera duke gjetur gjilperen ne kashte tek opozita. Turp, per bese!

Tung,
Blendi

Submitted by kryqi (not verified) on

Ej Rama,

si do tja besh me cazzo islamet e tjere ne PS - se si dihet - a duhet dicka me be - duty of loyalty thone  europianet - si do ti zesh bese personave qe do ti propozosh per deputete?

A ke bere ndonje analize pse Varkarit si ikin deputetet - dihet - mendoj une i hyna ne dru varkari duke respektuar edhe te drejtat e njeriut.

Mendoje gjate kete pune or ti mik !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.