5 maji, Berisha: sakrifica e dëshmorëve (të L II Botërore) na futi në NATO (?!)

Postuar në 05 Maj, 2013 05:52

 

Në ditën e Dëshmorëve të atdheut që është sot, më 5 maj, personalitetet e larta të shtetit shqiptar kanë kryer homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve, duke vënë kurora me lule në kujtim të të rënëve. Pjesëmarrës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Ngjarjes solemne i dha kripë vetë Kryeministri që në një fjalë të shpejtë para mediave, u shpreh se sakrificat e dëshmorëve (shumica të Luftës së II Botërore) na futën në NATO, një organizëm i krijuar më vonë se vdekja e tyre. Por, dhe dëshmorët e kohës së komunizmit, vështirë se të kenë pasur këtë ideal, sikurse dhe dëshmorët e emokracisë të rënë në luftë kundër krimit, etj, nuk dukej të kishin aspirata kaq militariste. Tha Berisha: “Sakrifica sublime e këtyre burrave dhe grave bëri që Shqipëria sot të jetë anëtare e NATO-s, të jetë një vend që ecën në rrugën e integrimit europian dhe që shqiptarët të shfrytëzojnë lirinë për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë”.

k.c.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.