Policia me "filozofinë" e Nastradinit: "parandalon" sherrin duke rrahur barbarisht lojtarin në mes të fushës

Postuar në 05 Maj, 2013 09:28

“Zgjidhje alla-shqiptarçe” e ka konsideruar media situatën e krijuar dje në Fushë Krujë, kur policët kanë rrahur në mes të fushës (barbarisht, sipas mediave) Klodian Bakun, futbollist të Ilirisë, ekipit të fushë Krujës. Ngjarja ka ndodhur dje në ndeshjen Iliria-Dinamo, ndeshje e përfunduar 0-0.

Sipas raportimeve Baku është mërzitur me rezultatin, që rrezikon rënien e Ilirisë në një kategori më të ulët dhe është drejtuar nga stoli i Dinamos, ku ka tentuar të godasë shefin e klubit, Ismet Saliaj.

Në këto moment ka ndërhyrë policia, e cila në vend që ta largonte atë nga mjediset e stafiumit, e ka rrahur në mesin e fushës, duke e gjakosur lojtarin dhe duke i shkaktuar atij të nxira dhe fraktura.

Filozofi si e Nastradinit kjo, për “parandalimin” e sherreve në fushën e blertë.

k.c.

Comments

Submitted by Agim (not verified) on

<p>Filozofi si e Nastradinit?!U cfare terminologjie!Duket qe shkruesi k.c. e njeh mire &#39;&#39;filozofine&#39;&#39; dhe e ka haberin edhe per&nbsp; &#39;&#39;Nastradinin&#39;&#39; si figure.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.