PS nxjerr një aplikacion me të cilin mund të llogaritet taksa progresive e rrogës së secilit. Hakerat e fshijnë tabelën!

Postuar në 05 Maj, 2013 14:11

 

Partia Socialiste ka nisur një fazë të re të prezantimit të programit të saj. Në adresën e tij në Facebook, kreu socialist Edi Rama ka hapur dje një aplikacion që konkretizon zbatimin e taksës progresive për çdo pagë.

Aktualisht, të gjitha pagat taksohen me një masë të barabartë prej 10%, ndërsa socialistët do të taksojnë më shumë pagat e larta dhe më pak pagat e ulëta. Një test nga mediat i aplikacionit, tregon se si do jenë taksimet e reja:

Rroga                 Taksa e sheshtë (10%)           Taksa progresive

30500 L                3005 lekë në muaj                           5 lekë në muaj

35000 L               3500 lekë në muaj                            250 lekë në muaj

55000 L                5500 lekë në muaj                           1350 lekë në muaj

100.000 L            10 000 lekë në muaj                        4650 lekë në muaj

Sipas Shqiptarja.com hakerat e kanë sulmuar këtë faqe dh ee kanë zhdukur tabelën përllogaritëse të taksës progresive. Gazeta aludon se ky sulm i hakerave ka mbështetje poliktike ng ata që nuk duan që njerëzit të shohin me “sytë e tyre” sa përfitojnë nga taksa progresive.

Linku ku mund të bëni përllogaritjen e taksës:

https://www.facebook.com/edirama.al?sk=app_367503773359775&app_data

k.c.

Comments

Submitted by Luke (not verified) on

<p>O Sali bej ca te duash prape ne b.... e ke. Ky shuluvreku ka per ta leruar mire ty dhe gjithe b........ve qe te vijne nga mbrapa</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.