Gazetarja Desada Metaj do të votojë për PD-në, por është kundër modelit “të grave të rrëzuara në sallë”

Postuar në 06 Maj, 2013 04:30

Ka rënë në sy protagonizmi politik i disa këngëtarëve, si Bleona Qerreti, Soni Malaj, Greta Koçi, Çiljeta, etj, të cilat janë parë kohët e fundit edhe nëpër salla forumesh të partisë demokratike, por edhe nëpër poste të ndryshme në administratën e lartë. Kjo gjë i ka rënë në sy dhe Desada Metajt, gazetares së TV Klanit, që voton për gjithmonë PD-në. Këtë lë të kuptohet në një shkrim të vetin të publikuar në Panorama lidhur me “gratë e rrëzuara në sallë”, duke iu referuar kështu rrëshqitjes në skenë të Gridas Dumës pas fjalimit që mbajti në Konventën me gratë demokrate. “Pas 8 vjetësh [të PD-së në pushtet], nëse do më kërkoni të flisja ne atë konventë, do pranoja, sigurisht [ta bëja këtë gjë]…. E di se sado që të poshtërohen këto gra “[të rrëzuara në sallë”], ato do të votojnë sërish djathtas, ashtu si dhe unë”, thotë ajo.

Po për çfarë i kanë rënë në sy “gratë e tjera të rrëzuara”? Ja çfarë thotë ajo në shkrmin e vet: “[Gratë] shefe nuk e dinë asnjëherë se si këto bukuroshe kanë përfunduar në radhët e para të grave demokrate. Shefet nuk kanë dëgjuar mbase asnjëherë këngët e këngëtares që kanë në krah apo nuk kanë parë kurrë  shfaqjen e aktores që kane ngjitur, por kjo s’ka rëndësi. Madje, duket më e lehtë për to ndërsa nëpër tavolina do llomotisin se këto janë peshqeshe të dikujt tjetër. Prej 8 vitesh këto ‘gra shefe; e katandisën tribunën e së djathtës një paçavure, ku çdo demokrateje do t’i vinte turp të ulej. Modeli, që këto zonja po përpiqen të na servirin është më i gabuari dhe më i dëmshmi për të djathtën në Shqipëri.”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/05/06/te-rrezuarat-ne-salle/

Re.Pu.

Comments

Submitted by dalina (not verified) on

E moj Desade...po jo keshtu keshtu u ngjiten e rane ato se keshtu ngjiten dhe zbriten shkallet e karrieres .... censuruar

Submitted by Anonim (not verified) on

ta censuruan listo ore, por e kishe te shkurter ne cdo rast :) :)

Submitted by Anonim (not verified) on

sic duket Desada paska harruar si mberriti ajo vete aty ku eshte...ndoshta i duhet rifreskuar memorja. mund te themi qe nuk ka mberritur ndryshe nga Grida apo Greta...

Submitted by luani (not verified) on

Hah, ja ne cfare bataku kemi arritur. Te behet Greta koci drejtoresehe ne ministri...

Submitted by Anonim (not verified) on

Desada edhe ti ne rinine tende ke pasur te njejten kariere si shume nga keto zockat e reja.  Tashme ti je pule por nuk u bere dot shefe prandaj ke mllefe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.