Listat e LSI-së: Meta në Tiranë, Vasili në Fier, Koka në Durrës, Haxhinasto në Elbasan

Janë orët e fundit në dispozicion për të hartuar listat e kandidatëve për deputetë. Priten me interes dy partitë e mëdha, pasi flitet se në listat e tyre do të ketë mungesa spektakolare, por ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve të vet. Nuk ka shumë surpriza. Kreu i LSI-së, Ilir Meta do të jetë në krye të listës në Tiranë. Po në kryeqytet do të jenë dhe Luan Rama e Ylli Manjani, por para tyre në listë, sipas Panoramës, do të jetë Klajda Gjosha; është një emër i panjohur, dhe me sa duket vjen prej detyrimit për të respektuar kuotat rozë. Në qarkun e Beratit kryeson listën Nasip Naço, të cilit i duhet të rinovojë mandatin në të njëjtën zonë. Në Fier është Petrit Vasili. Në Lezhë Monika Kryemadhi, në Elbasan Edmon Haxhinasto, në Gjirokastër Vangjel Tavo, në Durrës Lefter Koka dhe Edmond Panariti, në Kukës, Apostol Goci dhe Qemal Elezi.
Re.Pu.
Add new comment