Komplikohen gjërat në kampin socialist: Ikën Malaj, “rifutet në lojë” Nano, “gradohet” Kokëdhima

Postuar në 06 Maj, 2013 16:01

Disa ngjarje një pas një kanë ndodhur gjatë orës së fundit. Arben Malaj ka dalë nga mbledhja e Kryesisë, dhe pasi ka folur për pak kohë me gazetarët, është larguar “për të bërë regjistrimin si kandidat i pavarur në Vlorë”. Ndërkohë, ai na bëri me dije se biznesmeni Koço Kokëdhima, një nga njerëzit më të afërt të Ramës, do të jetë kandidati i dytë në listën e qarkut të Vlorës. Pas kësaj, u bë i gjallë Fatos Nano, i cili e motivoi këtë aktivizëm të tijin të papritur me faktin që nuk është vlerësuar Malaj dhe që është bërë socialist Kokëdhima. Nano premtoi se do të bëjë fushatë në Vlorë për kandidaturën e Malajt.

Në fakt, nuk dihet ende me saktësi, nëse Kokëdhima është i dyti në listë. Dihet sidoqoftë që botuesi i Shekullit do të jetë në listën e Vlorës, në një vend të sigurtë.

Ndërkohë, ka orë të tëra që nuk kanë dalë lajme mbi fatin e kandidaturës së Erjon Braçes. Pak përpara doli vetë Rama në një konferencë për shtypin, por nuk dha informacione mbi kandidatët e mundshëm.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.