Reeker rithekson gabimin e bërë me ndërhyrjen në KQZ, por gjërat nuk ka gjasa që të lëvizin

Në seancën e Komitetit amerikan të Helsinkit që ka patur për argument Shqipërinë, e ka marrë fjalën dhe zv.ndihmësi i Sekretarit amerikan të shtetit, Philip Reeker. Ai u fokusua tek zgjedhjet e 23 qershorit, dhe mesazhin e pati shumë të qartë: “Ecuria e këtyre zgjedhjeve do të dërgojë një sinjal të qartë nëse Shqipëria është gati për statusin e kandidatit të BE-së. Po ashtu do të ketë ndikim në marrëdhëniet tona dypalëshe me Shqipërinë…SHBA dhe partnerët tanë evropianë kanë theksuar se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me faktin se kush i fitoi një palë zgjedhje dhe kush i humbi. Edhe procesi demokratik ka rëndësi”, ka thënë ai fillimisht.
Pastaj, ai u ndal te KQZ-ja. “Anëtarët e KQZ-së që janë përzgjedhur dhe caktuar mbi bazën e një konsensusi ndërpartiak dhe në përputhje me Kodin Elektoral, duhet të jenë apolitikë. Me të marrë detyrën, anëtarët e KQZ-së janë të angazhuar dhe të detyruar që t’i zbatojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë të paanshme për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta dhe zgjedhje demokratike në Shqipëri”, dha ai qëndirmin e vet, që e ka bërë të njojhur dhe herë tjetër.
Por Berisha nuk ka dhënë asnjë shenjë se mund të lëvizë nga pozicioni i vet.
Re.Pu.
Comments
Sic e sheh o zoti
<p>Sic e sheh o zoti Riker(Reeker), komentuesi i vetem ketu jam une, qe dhe kete koment po e bej per te thene qe tek ky lajm S'KA KOMENTE...</p>
Add new comment