Në PD nuk pipëtin asgjë pas publikimit të listave; të gjithë janë dakord me kryetarin

Postuar në 08 Maj, 2013 04:51

Në PD ka një frymë subordinimi të çuditshme. Ndërsa në kampin e PS-së kanë plasur reagimet e qejfmbetjet, të cilat shpesh finalizohen me sulme në adresë të kreut të partisë, Edi Ramës. Ekziston solidariteti “ndaj kauzës”, por nuk kursehet kryetari, apo krerët e partisë. Ndërsa në PD, reagimi më i fortë ka qenë i Mark Markut, ku binte në sy një shqetësim i lehtë “ideologjik” (“PD-ja po zhvendoset majtas", thotë ai). Reagimet e tjera kanë qenë të tipit: “Ok, nuk jam në listë, por nuk ka asnjë dramë. Unë do punoj në fushatë për PD-në”.

Ja se ç’ka thënë Tritan Shehu, fjala vjen, që është i 16-i në listën e Tiranës, dmth në një vend jo fitues: “Nuk mendoj se jam në zonë të rrezikuar, jam në zonë të sigurt, pasi PD-ja do fitojë mbi 16 mandate në Tiranë. Personalisht nuk kam asnjë shqetësim dhe po vazhdoj normalisht punën në fushatë, intensivisht në të gjitha drejtimet. Aktualisht po shkoj të takoj njerëzit në zonë. Unë e konsideroj një sfidë të fituar dhe të realizueshme. Jam shumë i qetë dhe s’kam asnjë problem”.

Ndërsa Ilir Bano, që nuk kandidon këtë herë, thotë: “Nuk është gjë e jashtëzakonshme dhe e papritur. Kështu ka ndodhur, kështu ndodh dhe kështu do të ndodhë në çdo legjislaturë. Jo vetëm është fakt, por është edhe e nevojshme që listat nga legjislatura në legjislaturë të ndryshohen, të rinovohen. Çdo parti ka strukturat përkatëse, të cilat kanë të drejtën që të bëjnë analizën e grupit parlamentar që kishin në legjislaturën e kaluar dhe me çfarë grupi të ri do të hyjnë në legjislaturën e re. Çfarë ka këtu të jashtëzakonshme?”

Berisha ka “avantazhin” se mund të bëjë ç’të dojë me të vetët.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Muco, Berisha e ka nisur vite me perpara kete lufte te bredshme. Keta qe kane ngelur jane me te sterviturit ne artin e bythelepirjes. Ose ate te preshit. Dhe Berisha ia doli mbane fale edhe indiferences se mediave...pak a shume si sot me Ramen.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp; Nisur nga rezultatet per keshillat vendore dhe pas bashkimit te LSI me PS, por dhe me rezultatet e priteshme te FRD dhe AK ne Tirane rezultati do te jete. PS+LSI=17 &nbsp;deputete; PD-13 deputete, FRD 1 deputet dhe AK 1 deputet... Keshtu qe Tritani dhe dy te tjere para tij ta qajne parlamentin...</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Cte pipetije Tritan Shehu. Ai eshte fatlum ne nje fare mase, se nuk e vuri Sala ne Lushnje sepse e priste preshi&nbsp; me gjithe ``te mirat`` qe vijne nga prapa...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.