E pabesueshme: PD-ja mobilizon mësuesit për tubimin e sotëm në Fier

Postuar në 15 Maj, 2013 02:51

Sot në mbrëmje, PD-ja hap fushatën elektorale në Fier. Dhe atje demokratët kanë marrë masa që të kenë një pjesëmarrje massive, dhe një nga masat është mobilizimi elektoral i mësuesve të shkollave. Lexoni këtë email të shkruar nga drejtoria arsimore e Fierit që u është dërguar dje të gjithë drejtorave të shkollave. Është një email që na kthen 25 vjet prapa:

 “Përshëndetje! Nesër, ditën e mërkurë, data 15 maj, ora 18:30, në sheshin përballë Universitetit ‘Kristal’ në Fier organizohet hapja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike. Drejtorët e shkollave të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë miting së bashku me stafin e tyre. Brenda ditës së sotme (dje) konfirmoni marrjen e këtij email-i dhe pjesëmarrjen”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Liku (not verified) on

<p>Ketu nuk ka asnje gje te pabesueshme, perkundrazi e kunderta do te ishte e pabesueshme....nuk mund te imagjinohet qe shqiptari i thjeshte te shkoje me vullnet te lire me mitingjet shterpe te PD. Nuk mund te imagjinohet qe shqiptari i thjeshte te shkoje e te degjoje per ore te tera idiotesira dhe te shohe sesi kapardisen kriminelet, qe naten te vrasin dhe diten te qajne, te rrije e te degjoje genjeshtra nga me fantastiket....uroj qe pas 23 Qeshorit t&#39;i jepet fund juntes se Berishes dhe te fitojme lirine e vertete.</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>E pabesueshme ??? Keta keshtu kane bere gjithmone. Turp per ata qe i organizojne dhe turp per ata qe shkojne. Edhe media ka shpesh faj, pasi i justifikon te dytet me friken per&nbsp;humbjen e vendeve te punes. Po te kete nje minimum solidariteti dhe ta bojkotojne ne mase nuk do t&#39;i heqin te gjithe nga puna.</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>C&#39;peshtirosje! Kush i ka vene keta njerez ne krye te detyres, dhe si ka mundesi qe e kemi humbur edhe piken e fundit te njerzillekut keshtu? &quot;Konfirmoni pjesemarrjen&quot; eshte nje menyre elegante e majmuneve me kollare qe kane pushtuar zyrat e shtetit, per te thene &quot;Hec ketu se te them une!&quot;. Si nuk ka kurajo qofte edhe nje prej ketyre per ta kundershtuar kete, per ta denoncuar kete poshtersi?</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Cfere ka per &nbsp;&quot;te pabesueshme&quot;, keta e bejne kete gje edhe me nxenesit e shkollave!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.